Agjencia Zhurnal.mk.

Të rinjtë kanë më shumë mundësi të zgjidhen këshilltarë sesa kryetarë komunash

Shkup, 21 dhjetor – Të rinjtë kanë më shumë mundësi për t’u zgjedhur këshilltarë sesa kryetarë komunash apo deputetë, tregon hulumtimi që u realizua gjatë zgjedhjeve lokale nga Fondacionit për Demokraci Vestminster (WFD).

 

Sipas hulumtimit, mosha mesatare e këshilltarëve të zgjedhur është 39,63 vjeç, ndërsa e kryetarëve të komunave është 42,67 vjeç. Mosha mesatare e deputetëve të zgjedhur në zgjedhjet e 2020 ishte 44,82 vjeç.

Vetëm gjashtë subjekte politike në mesin e kandidatëve të tyre për kryetar komunash kishin të rinj, ndërsa 43 subjekte politike nuk kishin fare të rinj.

Tre për qind e kandidatëve për kryetar komune ishin nën moshën 29 vjeçare, ndërsa nga gjithsej 299 kandidatë për kryetar komune, 8,3 për qind ishin gra dhe vetëm tre për qind gra të reja.

“Madje edhe kur të rinjtë janë në lista, ata janë në vende më pak fitimprurëse”, konstatohet në hulumtimin.

Kur bëhet fjalë për kandidatët për këshilltarë, nga gjithsej 10.532 kandidatë, 26.4 për qind janë të rinj, por vetëm 17.4 për qind e këshilltarëve të zgjedhur janë të rinj. Vendet më të larta në lista i kanë të rinjtë në zonat rurale (35,6 për qind), më pas komunat urbane (24,3 për qind), ndërsa më të ulëtat në komunat e qytetit të Shkupit (16,3 për qind).

Pjesë e rekomandimeve të hulumtimit janë edhe partitë politike që të kujdesen dhe mbështesin kandidatët e rinj në proceset politike dhe të vendosin kuota brenda partive për përfaqësimin e të rinjve si kandidatë. Gjatë vetë zgjedhjeve, të përdorin dhe të japin statistika për daljen dhe pjesëmarrjen e të rinjve dhe grave në procesin zgjedhor.

Hulumtimi bazohet në të dhënat zyrtare për kandidatët e publikuar në ueb faqen e Komisionit Shtetëror Zgjedhor, ndërsa autorë të punimit janë Jovana Gjorgjiovska dhe Blazhen Maleski.

Related posts

Zaev u uron suksese pjesëmarrësve në Lojërat Olimpike në Tokio

D V

Maqedoni: Më shumë se 4,000 njerëz aplikuan për 1,250 kuponë shtetërorë të turizmit

D V

MPB konfirmon lajmin e Zhurnalit: Kapet marihuanë me vlerë 150 mijë euro

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More