Agjencia Zhurnal.mk.

Të premten pritet të vërtetohet dorëheqja e Zaevit në LSDM

Shkup, 24 nëntor – Të premten Bordi Qendror dhe Ekzekutiv i LSDM-së do të diskutojë për dorëheqjen e kryeministrit dhe kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev i cili e dha pas disfatës në zgjedhjet lokale.

 

Mbledhje e organeve partiake duhej të mbahej dje, por për shkak të aksidentit që ndodhi, mbledhja u anulua.

Kjo do të thotë se të premten duhet të vërtetohet dorëheqja e Zaevit dhe të fillojë afati 15 ditor për shpalljen e zgjedhjeve të brendshme për kryetar të ri të partisë.

Kujtojmë se djepo ashtu duhej të mbahej mbledhja e Alternativës ku duhej të vendoset nëse do të shkohet në qeveri ose do të mbesë, por për shkak të tragjedisë, edhe kjo parti e shtyu mbledhje.

Ndryshe, javën e kaluar kishte takim mes kryeministrit Zaev dhe kryetarit të Alternativës, Afrim Gashi për përfshirjen e Gashit në Qeveri, por nuk u mor ndonjë vendim për rritjen e shumicës.

Related posts

OSBE filloi fushatën “Ndërprite rrethin – urrejtja nuk është stili jot”

Z H

Ish kryeparlamentari maqedonas akuzon kryeministrin holandez Rute se po gënjen

I Z

Kasami nga Zhelina: Ne nuk gjuajmë me armë, por “plasim” para qytetarëve projektet dhe sukseset tona

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More