Agjencia Zhurnal.mk.

Të përshpejtohen negociatat me Sofjen dhe Shkupi t’i fillojë sa më shpejtë negociatat

Shkup, 1 mars – Shkupi dhe Brukseli me qëndrim se Maqedonia e Veriut pa vonesë duhet t’i fillojë negociatat për anëtarësim në BE dhe se janë krijuar kushte për përshpejtimin e procesit të gjetjes së zgjidhjeve me Sofjen.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe Komisioneri Evropian për Zgjerim dhe Politikë të Fqinjësisë Oliver Varheji në takimin e djeshëm në Londër, i cili ishte pjesë e agjendës së punës për Samitin e Investimeve të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), thanë se integrimi evropian i Maqedonisë së Veriut nuk duhet të vonohet më dhe prandaj është e nevojshme të shfrytëzohet presidenca franceze dhe mjedisi i favorshëm që ekziston aktualisht për të gjetur zgjidhje.

Në takimin ku morën pjesë edhe zëvendëskryeministri Fatmir Bytyqi dhe ministri Fatmir Besimi, kryeministri Kovaçevski dhe komisioneri Varheji u pajtuan se janë krijuar kushte që të përshpejtohet procesi i gjetjes së zgjidhjeve ndërmjet Shkupit dhe Sofjes. Në bisedë u theksua se Ballkani Perëndimor është rajon evropian dhe se integrimi i vendeve nga ky rajon nënkupton edhe anëtarësimin e tyre në Bashkimin Evropian.

Kryetarja e Komisionit për Politikë të Jashtme të Kuvendit të Sllovenisë, Monika Gregorçiç, dje në Shkup e transmetoi mesazhin se kemi mbështetje të vazhdueshme nga Sllovenia dhe inkurajim në rrugën drejt BE-së dhe se mbështetja mbetet pa marrë parasysh se cili opsion do të fitojë në zgjedhjet e ardhshme në vend.

“Ne jemi të bindur se diplomacia e heshtur do të japë rezultate në negociata dhe se Maqedonia e Veriut do të jetë pjesë e Unionit sa më shpejt që të jetë e mundur, tha ajo pas takimit me homologun dhe nikoqirin e saj nga Maqedonia, kryetarin e Komisionit Parlamentar për politikë të jashtme, Antonio Milloshoski.

Lidhur me krizën në Ukrainë, është e rëndësishme, tha Gregorçiç, që të flasim me një zë dhe të dënojmë agresionin rus. Ajo përcolli propozimin slloven për të përshpejtuar procesin e zgjerimit të BE-së me vendet kandidate, por në të njëjtën kohë për t’i ofruar Ukrainës një kornizë kohore në të cilën ajo do të bëhet anëtare e Unionit.

“Besojmë se kjo do të respektohet dhe se do të bëhet çdo përpjekje që kjo të bëhet realitet. Të gjithë së bashku si anëtarë të Unionit duhet të mendojmë për një të ardhme të përbashkët, globalisht, por edhe në drejtimin që demokracia do të sundojë botën. Ndryshimet tashmë po ndodhin në kontinent dhe në botë dhe BE-ja duhet të lëvizë nga një faktor i fuqisë së nutë në një faktor të fuqisë së fortë dhe të merren të gjitha masat në atë drejtim, thotë parlamentarja sllovene.

Milloshoski u falënderua për mbështetjen e vazhdueshme që vendi të fillojë negociatat e merituara për anëtarësim nga viti 2009 e tutje dhe theksoi se ndajnë pikëpamje të përbashkëta për situatën lidhur me pushtimin rus në Ukrainë.

“Nëse Sllovenia do të ishte fqinja jonë, Maqedonia tashmë do të ishte anëtare e BE-së, sepse ata, pavarësisht se cilës parti politike i përkasin, kanë një vizion serioz për një Evropë të bashkuar. Fatkeqësisht, disa nga fqinjët ende nuk e ndajnë atë vizion. Megjithatë, ne ende shpresojmë se Maqedonia do të ketë sukses me miqtë e saj brenda BE-së për të marrë atë që meriton pa ndonjë poshtërim apo shantazh shtesë”, tha Milloshoski.

Delegacioni i Komisionit për Politikë të Jashtme të Kuvendit Shtetëror të Sllovenisë, i kryesuar nga kryetarja, Monica Gregorçiç, dje është takuar me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi, i cili ka thënë se tani më shumë se kurrë nevojitet veprim nga Bashkimi Evropian për t’u përshpejtuar procesi i zgjerimit dhe fillimi sa më i shpejtë i negociatave me vendin.

“Lidhur me integrimet tona evropiane, kryetari i Kuvendit Xhaferi theksoi se zhvillimet aktuale tregojnë se sa të cenueshëm jemi si vende ndaj proceseve të caktuara dhe se tani më shumë se kurrë nevojitet veprim nga Bashkimi Evropian për përshpejtimin e procesit dhe fillimin e negociatave sa më shpejt të jetë e mundur, e cila do të ketë efekt pozitiv në kontekstin ekonomik, por edhe të sigurisë për vendin dhe rajonin më gjerë!, theksoi Xhaferi.

Related posts

 Zbulohen kandidatët për deputetë të “Frontit Europian”, mes tyre Arbana Pasholli, Ilire Dauti e Fatmire Isaki

Xh M

Ndërroi jetë kryetari i parë i Komunës së Tetovës

Xh M

VLEN hap shtabet në Zhelinë dhe Saraj

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy