Agjencia Zhurnal.mk.

Të pavaksinuar 73 për qind e rasteve të reja dhe 75 për qind e të shtrirëve në spital me Kovid-19 janë të pavaksinuar

Shkup, 29 tetor – Në periudhën nga 6 gushti e deri dje, në territorin e shtetit janë konfirmuar 45.621 qytetarë pozitivë me Kovid-19, prej të cilëve 12.375 persona apo 27 për qind kanë qenë plotësisht të vaksinuar. Sipas statistikës në dy muajt e fundit, 33.246 qytetarë, gjegjësisht 73 për qind ata pozitivë ndaj Kovid-19, nuk kanë qenë të vaksinuar, theksohet në analizën e personave të vaksinuar nga rastet pozitive me Kovid-19, që sot e publikoi Ministria e Shëndetësisë.

 

Për të vaksinuar, siç theksohet në kumtesë, konsiderohen personat të cilat janë të vaksinuar me dy doza dhe kanë kaluar të paktën  14 ditë nga marrja e dozës së dytë të vaksinës.

Përqindja e personave të shtrirë në spital të cilët nuk janë të vaksinuar është 75 për qind, derisa vetëm 25 për qind e pacientëve të shtrirë për momentin janë plotësisht të vaksinuar.

Vdekshmëria te të pavaksinuarit është shumë më e lartë, tregon analiza. Në periudhën prej 6 gusht e deri dje, në territorin e shtetit kanë vdekur 1592 pacientë me Kovid-19. Prej tyre, 1310 pacientë apo 82 për qind nuk kanë qenë të vaksinuar, ndërsa vetëm 18 për qind, gjegjësisht 282 kanë marrë vaksina. Sipas analizave, të vdekurit kanë pasur disa sëmundje të kombinuara kronike.

Pacientët kanë qenë të vaksinuar me të gjitha llojet e vaksinave të cilat janë në dispozicion te ne. Çdo vaksinë që e kemi në dispozicion është e sigurt, informojnë nga Ministria dhe u bëjnë apel qytetarëve të vaksinohen, sepse vetëm kështu do të vijmë deri në imunitet kolektiv dhe do të parandalojmë përhapjen e mutacioneve të SarsKov2.

Related posts

Anulohet seanca gjyqësore për rastin “Parcelat në Vodno”

Z H

Shilegov në takim me banorët e Draçevës dhe Usjes, shpalosë punimet që realizoi në katër vite

Z H

Ekspozitë ekologjike – Të rinjtë për një Tetovë të pastër

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More