Agjencia Zhurnal.mk.

Të paktën nëntë persona vriten në një sulm ndaj xhamisë në Nigerinë veriore

Të paktën nëntë persona humbën jetën, ndërsa dhjetëra të tjerë janë plagosur në një sulm ndaj xhamisë në Nigerinë veriore gjatë faljes së namazit të mëngjesit, kumtoi policia lokale.

 

Komisari policor Bala Kurjas konformoi se sulmi ka ndodhur në fshatin Baare, në rajonin Mashegu, lajmëron Anadolia.

“Komanda e policisë shtetërore tashmë ka angazhuar forcat e sigurisë në rajonin e goditur për mbrojtje të mëtutjeshme të jetëve dhe pronës në këtë bashkësi”, tha Kurjas.

Policia është në hetim pas sulmuesve të dyshuar, të cilët gjoja e kanë kryer sulmin kur popullata lokale ishte në faljen e namazit të mëngjesit.

Dëshmitari Ahmad Jau deklaroi se të plagosurit janë dërguar në spitalin Kontagora.

Sulmi ndodhi për më pak se dy muaj prejse disa banditë vranë 18 besimtarë në një xhami në fshatin Mazakuka në rajonin e njejtë.

Related posts

Kompanitë farmaceutike po punojnë për të përshtatur vaksinën me llojin e ri të coronavirusit

D V

Rritet me 43% numri i viktimave në Afrikë si pasojë e Kovid-19

N E

Tregtia midis Kinës dhe Afrikës u rrit me 27.4 për qind në periudhën janar-tetor

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More