Të paktën katër persona humbën jetën, katër të tjerë janë lënduar mëngjesin e sotëm në të shtënat në lagjen Englevul në Çikago, ka njoftuar policia duke u thirr në të dhënat preliminare nga mbikëqyrja.
“Nëpunës policor rreth orës 5.40 kanë marrë lajmërim për më shumë persona të qëlluar”, ka thënë zëdhënësi i policisë.
Të paktën katër veta kanë humbur jetën, ndërsa katër janë hospitalizuar. Dy prej tyre janë në gjendje kritike, ndërsa për dy të tjerët nuk dihet në çfarë gjendje janë, thekson policia.
Një njeri, në moshë të panjohur është qëlluar në pjesën e prapme të kokës dhe është hospitalizuar në spital. Edhe një burrë i moshës 25 vjeç, poashtu është qëlluar në pjesën e prapme të kokës dhe është akomoduar në të njëjtin spital. Një grua është në gjendje kritike dhe është hospitalizuar në Qendrën medicinale në Universitetin e Çikagos.
“Më shumë persona kanë plagë nga armë zjarri”, theksohet në kumtesën e policisë.