Agjencia Zhurnal.mk.

Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën në paradën për 4 korrikun në Çikago

Së paku gjashtë persona kanë humbur jetën në sulmin e sotëm të armatosur në paradën në një paralagje të Çikagos. Sipas autoriteteve, sulmuesi është ende në arrati.

 

Policia deklaroi se të paktën 25 persona janë plagosur dhe janë dërguar në spital.

I dyshuari ka qëlluar drejt vizitorëve të paradës nga çatia e ndërtesave aty pranë. Hetuesit e kanë gjetur armën e përdorur në sulm.

Pamjet nga ngjarja tregojnë gjak në trotuar dhe policët duke biseduar me kalimtarët. Nga videoja e një vizitori shihet se si njerëzit janë duke ikur në panik.

Sipas policisë, autoritetet në zonat përreth duhet të vlerësojnë nëse do të anulojnë festimet e planifikuara për sot.

Në SHBA sot po mbahen parada të shumta në mbarë vendin me rastin e festës së Pavarësisë. Ngjarjet vitin e kaluar dhe në vitin 2020 u anuluan për shkak të pandemisë së Kovid-19.

Related posts

Mediat zvicerane për ngjarjet në Serbi: Vuçiq është mafioz, Diana një zonjë e çeliktë

D V

Xiaomi ,Oppo dhe Vivo në Top 5 të dërgesave globale të smartfonëve

Z.H

Afër 10.000 raste të reja me COVID-19 në Çeki

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More