Agjencia Zhurnal.mk.

Të paktën 17 të vdekur nga rrëshqitja e dheut në Nepal

Së paku 17 persona kanë humbur jetën, ndërsa disa të tjerë janë lënduar nga rrëshqitjet e dheut të shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut në zonat e thella malore të Nepalit, kanë bërë të ditur autoritetet lokale.

 

Operacioni i kërkim-shpëtimit filloi herët në mëngjes. Ekipet e shpëtimit kanë gjetur 17 trupa nga tre lokacione në zonën Aham, deklaroi përfaqësuesi lokal Dipesh Rijal.

“Kemi nxjerrë njëmbëdhjetë njerëz, të cilit ishin të varrosur të gjallë në baltë, tre prej të cilëve kanë nevojë për kujdes mjekësor për shkak të lëndimeve të rënda”, tha Rijal për DPA.

“Do ta përcaktojmë numrin e shtëpive të dëmtuara dhe do të fillojmë dërgimin e pakove të ndihmës pas përfundimit të operacionit të shpëtimit”, shtoi ai.

Rijal gjithashtu tha se kërkimet janë duke u zhvilluar për të paktën gjashtë persona që janë raportuar të zhdukur.

Në Nepal fatkeqësitë natyrore janë të shpeshta për shkak të relievit malor dhe lumenjve të mëdhenj.

Related posts

Merkel: Varianti Delta i koronavirusit është shqetësues

Redaksia

Apple ka shtyrë kthimin e punëtorëve në zyrë deri të paktën në janar, duke përmendur rritjen e rasteve me COVID-19

D V

Mali i Zi pritet të bëhet me Qeveri të re

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More