Agjencia Zhurnal.mk.

Të paktën 13 persona humbën jetën si pasojë e zjarrit te një ndërtesë në Filadelfia – në mesin e viktimave janë shtatë fëmijë

Të paktën 13 persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë kanë pësua lëndime pas një zjarri që shpërtheu në një ndërtesë apartamentesh në qytetin amerikan të Filadelfias.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, të paktën shtatë fëmijë janë në mesin e viktimave, tha një zyrtar nga Departamenti i Zjarrfikësve në Filadelfia.

Zjarri shpërtheu në një bllok banimi publik në veri të qytetit rreth orës 06:00.

Zëvendës-Komisioneri i Zjarrfikësve, Craig Murphy,  tha se ishte një nga zjarret më të këqija që kishte parë ndonjëherë.

Ai shtoi se tetë banorë të tjerë kishin arritur të ikin nga ndërtesa.

Besohet se në momentin e zjarrit gjendeshin 26 persona në bllokun trekatësh. 

Related posts

A po rrezikohet pandemia globale nga ‘lija e majmunëve? Ja çfarë thotë OBSH

Xh M

Alarmon Pentagoni: Rusia po rekruton luftëtarë sirian në Ukrainë

D V

Lista e shteteve më të korruptuara në Perëndim

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More