Agjencia Zhurnal.mk.

Të paktën 12 të vdekur në një shpërthim në Mogadishu

Të paktën 12 persona e kanë humbur jetën pasi një sulmues-vetëvrasës goditi një kompani private të sigurisë që punon për KB-në në kryeqytetin e Somalisë, Mogadishu, kumtoi policia.

Një shpërthim i fuqishëm shkatërroi disa ndërtesa dhe automjete civile, me ç’rast e humbën jetën 12 njerëz të pafajshëm,” deklaroi polici Ali për DPA-në.

Policia thekson se janë plagosur 20 persona, mes tyre edhe nxënës.

Deri më tani askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Grupi fondamentalist Al Shabab shpesh merr përgjegjësinë për sulme të ngjashme.

Related posts

Raportohet për sulme të reja në Kiev

Xh M

The Economist: Si po e zbërthen ushtria ukrainase atë ruse

Xh M

Rusia e pranoi kërkesën e SHBA-së për bisedime Blinken-Lavrov

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More