Agjencia Zhurnal.mk.

Të mos kërkohet çertifikatë vaksinimi për hyrje në qendra tregtare, propozon KSI

Shkup, 2 mars – Komisioni për Sëmundje Infektive ka propozuar heqjen e çertifikatave për hyrje në qendra tregtare dhe restorante, gjegjësisht aty ku bartja e maskës është e obligueshme, informon Zhurnal.

“Sollëm një konkludim, e ajo është heqja e çertifikatave për prezencë në qendra tregtare, gjegjësisht aty ku është e obligueshme bartja e maskave. Ky është edhe një hap drejt lehtësimit të restriksioneve, por gjithsesi për zhvillimet e ardhshme duhet të jemi të kujdesshëm sepse nuk duam menjëherë të heqim të gjitha masat dhe të marim rezulate të papritura”, tha Aleksandar Petliçkovski, kryetari i KSI-së.

Nga Komisioni thanë se nga sot fillon fushata për caktimin e termineve për të gjithë ata që nuk janë vaksinuar, si dhe ato që nuk kanë dozën e tretë dhe janë në grupën e rrezikuar të qytetarëve.

“Grupe të rrezikshme të qytetarëve, gjegjësisht ato që kanë mbi 65 vjet dhe kanë komorbiditete, ose nën 65 dhe kanë më tepër komorbiditete, do t’u arrijë SMS mesazh e cila do t’i njoftojë se në çfarë termini duhet të vizitojnë pikën për vaksinim”, thonë nga Komisioni

Прес на Комисија за заразни болести

Posted by MИА.mk on Wednesday, March 2, 2022

Related posts

Albulena Haxhiu: Koalicioni VLEN e ka mbështetjen e parezervë të Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes

Redaksia

Petrova: Fatmir Besimi në mënyrë të paligjshme ka nënshkruar pëlqime për 3000 punësime në institucionet shtetërore

Redaksia

Kolla e keqe, 46 raste të reja për një javë

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky