Agjencia Zhurnal.mk.

Të martën fillon samiti i BE-së Ballkanit Perëndimor në Tiranë, delegacioni kryesohet nga Kovaçevski

Shkup, 4 Dhjetor – Për herë të parë, Brukseli vendos që samitit BE – Ballkani Perëndimor të mbahet në një vend nga rajoni. Në Tiranë të martën, zyrtarët europianë do të ulen në një tryezë të përbashkët, së bashku me liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Sipas analistit Dimitar Nikollovski nga Eurothink, ky është mesazh për bashkëpunim më të ngushtë, pasi që rajoni në periudhën e kaluar është lënë pas dore në agjendë. Por, siç shton Nikollovski, ky është para së gjithash mesazh për qytetarët.

“Është përpjekje e Komisionit Evropian dhe e Brukselit në përgjithësi për t’u afruar sadopak me qytetarët e Ballkanit Perëndimor. Ata kanë identifikuar mospërputhje mes qytetarëve dhe elitave politike të Ballkanit Perëndimor dhe atyre në Bruksel dhe kanë konsideruar që këtë herë të jetë më afër”, tha Dimitar Nikollovski nga “Eurothink”.

Sipas Nikollovskit, çështjet ekonomike do të vihen në plan të dytë, ndërsa politika do të dominojë. Ai thotë se prioritet do të jenë çështjet e sigurisë, veçanërisht reagimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe rezistenca e tyre ndaj zhvillimeve në Ukrainë.

“Po i diskutojmë edhe problemet me migracionin, migracionin ilegal dhe se si vendet e Ballkanit Perëndimor mund të kontribuojnë në sigurinë e kufijve të Bashkimit Europian, veçanërisht këtu do të flasim për regjimin e vizave”, shtoi ai.

Ai nuk pret që në Tiranë t’i mbindërtojë konkluzionet e Samitit të Selanikut në vitin 2003, kur u shpreh vendosmëri e qartë për procesin e zgjerimit me vendet e rajonit.

Delegacioni i Maqedonisë do të udhëhiqet nga kryeministri Dimitar Kovaçevski, ndërsa do të marrin pjesë ministri i Jashtëm Bujar Osmani dhe zëvendëskryeministri për çështje europiane, Bojan Mariçiq.

Ndryshe, në kryeqendrën e Shqipërisë janë duke u zhvilluar përgatitjet e fundit për mbajtjen e Samitit. Ambasada amerikane në Tiranë paralajmëroi qytetarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të kenë kujdes më 6 dhjetor, për shkak të mbylljes së rrugëve, por edhe protestës së paralajmëruar të opozitës në krye me Ilir Metën dhe Sali Berishën.

Related posts

Radev: Integrimi i RMV-së ka ngecur, por mund të zhbllokohet me përmbushjen e disa kritereve

D V

Vendi pritet të bëhet me Agjenci për Siguri Kibernetike

Xh M

Të dielën ndryshon ora, Qeveria nuk vendosi të vazhdohet llogaritja verore

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More