Agjencia Zhurnal.mk.

Të lodhur nga jeta në Londër, shpenzuan 15.500 funte që minibusin ta shndërrojnë në shtëpi me rrota – çifti britanik kursyen nga 3.500 funte në muaj

Një çift që hoqën dorë nga jeta në Londër për të udhëtuar nëpër Mbretërinë e Bashkuar me minibusin e tyre të rinovuar, kanë zbuluar se si kanë arritur të shkurtojnë shumat e borxheve nga 3,500 në muaj në vetëm 250 funte.

 

Charlie Osman, dizajner grafik dhe Josh Akhtar, vendosën të heqin dorë nga ideja që të paguajnë 1.600 funte në muaj qira për studion dhe apartamentin e tyre në Londër – për një minibus të markës Mercedes-Benz të cilin e blenë për vetëm 4.500 funte, transmeton Telegrafi.

Ata i shpenzuan 15.000 funte për ta rinovuar dhe shndërruan mjetin motorik në një shtëpi në rrota, brenda të cilit ekziston kuzhina, dhoma e gjumi dhe hapësira për qëndrim ditor.

Ata punojnë si “freelance” nga minibusi i tyre dhe atë vetëm tri ditë në javë, e ditët tjera i kalojnë duke udhëtuar dhe bërë kampingje nëpër Britani të Madhe.

Related posts

Pamje të mahnitshme të ‘rrjetës’ së fluskave spirale që balenat krijojnë për të kapur ushqimin

D V

“Trajner kundër stresit”, turku që fiton kafshatën e gojës duke i lejuar klientët ta rrahin

D V

Në një banesë prej 24 metrash katrorë ka vendosur katër dhoma: Zgjidhja e këtij njeriu do t’ju ngazëllejë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More