Agjencia Zhurnal.mk.

Të lindësh anti-shqiptar, shqiptar nuk mund të bëhesh kurrë!

NGA: ADEM BYTYÇI

 

Po t’i referohemi historisë, origjina e armiqësive shqiptaro-serbe i përket një të kaluare mjaftë të largët.

Gjeneza e këtyre armiqësive buron nga pretendimet territoriale të Serbisë ndaj tokave shqiptare.

Serbia, në të gjitha periudhat e saj historike ka synuar tokat shqiptare dhe zhbërjen e popullatës shqiptare në këto toka dhe pas kësaj kolonizimin e këtyre tokave me popullata serbe.

Mbi këtë të vërtetë shpjegohet shpopullim i mbi 700 vendbanimeve me shumicë shqiptare në Serbi dhe popullimi i këtyre vendbanimeve shqiptare me popullata serbe.

Serbia tri herë ka bërë gjenocid kundër popullit shqiptar, por ai më tragjik ishte vitin 1912, ku ushtria serbe digjte popullatën civile në vendbanimet në Shqipëri në tuba drunjësh .

Korrespodentët e luftës në këtë kohë e përshkruajnë si të tmerrshme, brutale të mizershme dhe makabre sjelljet e ushtrisë serbe ndaj popullësisë civile, veqanërisht janë trishtuese thonë ata kur ushtarët serbë u çkynin barkun me bojaneta nënave shqiptare shtatëzëna dhe akoma pa dhënë shpirt i digjnin në zjarr në stoqe me kasht dhe me dujë talle.

Edhe në luftën e fundit në Kosovë, Serbia me ushtri, polici dhe njësi fashiste paramilitarësh, duke i mobilizuar edhe serbët në Kosovë ka bërë krimët më makabre dhe MIZORITË më të llahtarshme që i ka njohur ndonjëherë historia e njerëzimit kundër popullatës civile shqiptare në Kosovë .

Për çudi qeveria aktuale e shtetit shqiptar- Shqipërisë, akoma pa kërkuar ndjesë Serbia, për gjitha ata krime makabre të luftës, për gjitha ato mizori, masakra dhe gjenocid të trishtueshme kundër popullësisë civile të Kosovës, shtetasve serbë, në mesin e të cilëve mund të jenë të infiltruar edhe kriminel të luftës në Kosovë, i’au ka hapur kufijtë e shtetit shqiptarë për t’i freskuar herdhët në bregdetin shqiptar në njërin ndër vendet më turistik në rajon dhe më gjerë.

Këtë nuk do ta bënte as një kryeministër shqiptarë e as Enver Hoxha, përveç Edi Ramës, pa kërkuar falje Serbia për krimin e luftës gjenocidin dhe pa e njohur shtetin e Kosovës.

Kosova nuk e ka lehtë në negociata me Serbinë për një të ardhme paqësore, e cila do të nënkuptonte edhe njohjen reciproke, përderisa Shqipëria ka vendosur aq marrëdhënie të fuqishme miqësore, ekonomike dhe të tjera me shtetin e Serbisë.

Related posts

Në mungesë të argumenteve, ofendimet janpin përgjigjen

D V

Valon Syla nuk është vetëm!

D V

Magjistari i demaskuar i politikës – Sebastian Kurz

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More