Agjencia Zhurnal.mk.

Të krishterët ortodoksë e festojnë Buzmin

Shkup, 6 janar – Besimtarët e krishterë ortodoksë në vend sot e festojnë Buzmin, ditën para festës së madhe – Krishtlindjes.

 

Shënimi i Buzmit do të mbahet para Kishës kryesore “Shën Klimenti i Ohrit” në Shkup në organizim të Shoqatës së qytetarëve “Këshilli për festim tradicional të Buzmit”.

Nga Këshilli paralajmëruan se tradita megjithatë vazhdon edhe përkundër situatës me koronavirusin, duke mbajtur llogari për të gjitha masat mbrojtëse dhe protokollet.

Do të ndahen degët e Buzmit, të cilat kumbarët e sivjetmë të Buzmit tradicionalisht i mblodhën në Vodno.

Dega e Buzmit është simbol i lumturisë, dashurisë dhe dritës, me të cilat besimtarët ortodoksë i zbukurojnë shtëpitë për mbrëmjen e Buzmit, në prag të Krishtlindjes.

Populli maqedonas me shumë kujdes dhe respekt i shënon këto festa.

Related posts

“Trajektorja” shtyhet derisa të emërohet gjykatës i ri

Z H

Radhë të gjata në sportelet e MPB-së

D V

Murtezani: Alternativa nuk do të jetë pjesë e Qeverisë

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More