Agjencia Zhurnal.mk.

“Të godasim korrupsionin e krimin”/ Yuri Kim te Doganat: SHBA-Shqipëri, bashkëpunim për të lehtësuar lëvizjen legjitime të mallrave

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim ka takuar Drejtorin e Doganave Gent Gazheli për të diskutuar mbi lëvizjen e ligjshme të mallrave dhe goditjen ndaj krimit të organizuar.

 

Përmes një postimi në rrjete sociale ajo ka dhënë detaje mbi takimin, ndërsa ka theksuar se është vërejtur një trend i mirë i rritjes së importeve nga SHBA dhe eksporteve shqiptare.

“Faleminderit Drejtorit të Doganës Gent Gazheli për diskutimin e javës së kaluar mbi bashkëpunimin SHBA- Shqipëri për të lehtësuar lëvizjen legjitime të mallrave duke goditur korrupsionin dhe krimin. Është mirë të shihet se importet nga SHBA janë rritur 17% ndërsa eksportet shqiptare janë rritur me 33% deri më tani këtë vit. Trendi i mirë!
Forcimi i kontrolleve doganore do të rrisë edhe të ardhurat për Shqipërinë. Deri më tani këtë vit, Dogana ka mbledhur 1,5 miliardë dollarë – një rritje e madhe nga 1,1 miliardë dollarë në të gjithë vitin 2020. SHBA do të forcojë më tej mbështetjen për të forcuar sigurinë kufitare, për të rritur të ardhurat për Shqipërinë dhe për të nxitur biznesin midis SHBA dhe Shqipërisë”, shkruan ambasadorja.

Related posts

Ogerta Manastirliu: Të hënën nis java e vaksinimit të hapur për qytetarët mbi 18 vjeç

N E

Përmendi Ilir Metën, Kryemadhi i përgjigjet Bashës: Asgjë e re nga fronti i lindjes

D V

Kosova mban rekordin si ndër shtetet më të reja në Evropë, Shqipëria renditet e katërta

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More