Agjencia Zhurnal.mk.

Të gjithëve në Kiev po u japin këtë pilulë – kjo është aryeja

Qyteti i Kievit ka thënë se po shpërndan pilula me jod kaliumi në qendrat e evakuimit në përgatitje për një sulm të mundshëm bërthamor rus në kryeqytetin e Ukrainës.

 

Pilulat e jodit të kaliumit mund të ndihmojnë në bllokimin e përthithjes së rrezatimit të dëmshëm nga gjëndra tiroide nëse merren pak para ose menjëherë pas ekspozimit ndaj rrezatimit bërthamor.

Çfarë janë këto pipula dhe si duhen përdorur?

Pilula e jodit është një përbërës që nuk ka efekt në uljen e ndikimit radioaktiv, por parandalon depozitimin e materialit radioaktiv të marrë nëpërmjet thithjes së ajrit.

Tabletat e jodit janë përbërës të jodit jo radioaktiv. Tabletat e jodit duhet të merren sa më shpejt që të jetë e mundur për të parandaluar kontaminimin e trupit me material radiaktiv në rast të ndonjë sulmi.

Të parat që preken pas ekspozimit ndaj radioaktivitetit janë tiroidet. Nisur nga kjo, nëpërmjet jodit, gjendrat tiroide “ngopen” me këtë jod dhe nuk akumulojnë më jodin radioaktiv që mund të jetë shpërndarë pas një sulmi të mundshëm.

Si përdoren?

Tabletat nuk duhet të merren me stomak bosh nëse është e mundur. Për lehtësi, mund të shpërbëhen në një lëng të preferuar dhe të pihen.

Ato treten mirë në trup dhe nuk kanë efekte anësore, përveç ndonjë rasti të rallë të problemeve me tretjen. 

Related posts

​Forcat Ajrore Nigeriane: U vranë dy terroristë kryesorë të ISIS

Xh M

Afrika e Jugut refuzon të konfiskojë superjahtin e oligarkut rus

Xh M

Biden: Pushtimi i Ukrainës po bashkon Evropën dhe NATO-n

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More