Agjencia Zhurnal.mk.

Të gjithë thanë se ishte më i mirë se Messi në ‘La Masia’, por çfarë i ndodhi Victor Vazquezit?

Nga Akademia e Barcelonës, e quajtur ‘La Masia’ kanë dalur shumë futbollistë cilësor, përfshi: Cesc Fabregas, Xavi, Pique, Iniesta dhe Lionel Messi.

Por, kush ishte futbollisti më i mirë i akademisë? Pra, jo Messi – por ishte krejt dikush tjetër. Bëhet fjalë për Victor Vazquez.

Vazquez kishte shpejtësi, teknikë dhe lëvizje të jashtëzakonshme, aq sa e bënin më të mirë se shtatë herë fituesi i Topit të Artë.

Kur Cesc Fabregas u pyet se cili është lojtari më i mirë në ‘La Masia’, ai fillimisht u përgjigj ‘Unë’, por pastaj duke buzëqeshur tha që ‘natyrisht që më i miri është Vazquez’.

Por, ai u dobësua fal lëndimeve. Gjatë sezonit 2008/2010, për herë të parë iu dha hapësira për të luajtur me ekipin A të Barcelonës. Madje qysh në takimin debutues ai shënoi gol.

Kur i skadoi kontrata, Barcelona nuk shprehi dëshirë për të vazhduar dhe futbollisti u ndje tejet i zhgënjyer.

Vazquez karrierën e vazhdoi duke luajtur me klube si: Brugge, Azul, Toronto, Al-Arabi dhe La Galaxy. 

Related posts

Pesë xhudistë e përfaqësojnë Kosovën në Evropianin e Xhudos në Zagreb, ndër ta edhe Akil Gjakova

D V

Legjenda e Athletic Bilbaos, Iker Muniain do të largohet nga klubi pas 15 vitesh

D V

Gjiganti anglez hap negociatat me Feyenoordin për trajnerin Arne Slot

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky