Agjencia Zhurnal.mk.

Të gjithë po flasin për asistimin ‘jashtëtokësor’ të Luka Modric tek goli i Rodrygos

Ai pasimi i Luka Modric për golin e Rodrygos është një nga më të mirët që keni parë ndonjëherë në një ndeshje zyrtare, e në veçanti në një ndeshje të madhe të Ligës së Kampionëve.

Real Madridi ishte afër eliminimit nga Liga e Kampionëve, pasi po humbte me rezultat 3-0 kur kishin mbetur edhe dhjetë minuta drejt fundit.

Megjithatë, kështu nuk mendoi mesfushori 36-vjeçar, Modric, i cili vazhdon të krijoj ‘magji’ me këmbët e tij.

Modric dhuroi një asistim fantastik me trinën e jashtme për të gjetur të vetëm brazilianin Rodrygo, i cili shënoi për rezultat 1-3 dhe dërgoi ndeshjen në vazhdime.

Ky asistim i yllit kroat ka lënë pa fjalë të gjithë dhe tashmë rrjetet sociale janë pushtuar me fjalë dhe elozhe për ‘veteranin’ e Los Blancos.

“Pasim i jashtëzakonshëm”, “Kthesa e Real Madridit”, “Magjia e Modricit”, ishin vetëm disa nga komentet e këtij super-asistimi.

Related posts

Topi i Artë i këtij viti cilësohet më sfiduesi në histori – këtë e tregon lista me emrat e top yjeve të përfshirë në të

D V

Real Madridi merr fitore spektakolare në udhëtim te Sevilla

D V

Gavi thyen rekordin 85-vjeçar, bëhet lojtari më i ri që ka luajtur për Spanjën ndonjëherë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More