Agjencia Zhurnal.mk.

Të gjitha Ambasadat dhe Misionet jashtë vendit i ulën flamujt në gjysmë shtizë

Për shkak të aksidentit tragjik që ndodhi në Bullgari e ku jetën e humbën 46 qytetarë të Maqedonisë së Veriut, të gjitha Ambasadat dhe Misionet jashtë vendit i ulën flamujt në gjysmë shtizë, bëjnë të ditur nga MPJ.

 

“Ministria e Punëve të Jashtme e informon opinionin se në përputhje me Vendimin e Qeverisë për shpalljen e tri ditë zie në nderim të viktimave të aksidentit tragjik në Republikën e Bullgarisë, ku humbën jetën më shumë qytetarë tanë, të gjitha Ambasadat dhe Misionet jashtë vendit i ulën flamujt në gjysmë shtizë.

Njëkohësisht, informojmë se të gjitha Ambasadat dhe Misionet tona kanë hapur libra të zisë, ndërsa janë anuluar të gjitha ngjarjet, pritjet dhe promovimet e planifikuara në kuadër të Ambasadave dhe Misioneve tona gjatë ditëve të zisë”, theksojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme.

Related posts

Tridhjetë vjet nga miratimi i Kushtetutës

Redaksia

“Parcelat në Vodno”/ Stefanova: Nuk ka pasur persona të paverifikuar në këto punës

Z H

Për shkak të rikonstruimit tërësisht mbyllet për komunikacion rruga përmes Galiçicës

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More