Agjencia Zhurnal.mk.

Të dyshuarit për ‘mundësim apo detyrim në prostitucion’, u arrestuan në një lokal ku kryheshin masazhe

Hetuesit policorë të Sektorit Qendror të Hetimeve nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit më Qenie Njerëzore, pas hetimeve paraprake dhe në koordinim me prokurorin e rastit, më 06.10.202, rreth orës 19:40, në rrugën ‘Ahmet Krasniqi’ Prishtinë, kanë kontrolluar një lokal ky kryheshin masazhe.

Policia me këtë rast ka arrestuar tre të dyshuar: D.M. (1987, mashkull kosovar), D.I. (1991, femër kosovare) dhe A.L. (1999, femër kosovare).

Po ashtu në lokal është hasur edhe një femër, shtetase e Shqipërisë pa dokumentacion përkatës, me procedurat rreth saj merrem zyrtarët policorë nga Drejtoria për Migrim dhe të Huaj e PK-së.

Të dyshuarit në këtë rast janë intervistuar nga hetuesit policorë dhe me aktvendim të prokurorit të rastit, rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt.

Ndaj tyre është iniciuar rasti nën dyshimin e kryerjes së veprave penale: ‘mundësim apo detyrim në prostitucion’, ‘ofrim i lokaleve për prostitucion’ dhe ‘’bashkëkryerje’.

Related posts

Ulet çmimi i naftës por rritet numri i gjobave në komunikacion, dje u dënuan 731 shoferë

Z.H

I shpëtoi për mrekulli aksidentit tragjik në Muzinë, e plagosura transportohet në spitalin e Tiranës

D V

Ndërpritet kanal ndërkombëtar me drogë me vlerë 300,000 euro

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More