Kryeministri Edi Rama dhe Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, kanë zgjedhur që të ndekin ndeshjen e kombëtares kuqezi kundër Çekisë nga tribuna e stadiumit Air Albania. Siç shihet nga fotot e mëposhtme, të dy janë në distancë nga njëri-tjetri.
Rama është i ulur në tribunë i shoqëruar nga bashkëshortja Linda Rama dhe djali i tyre Zaho. Ndërkohë që kryeministri Kurti shihet në këmbë në tribunë, teksa i buzëqeshur duartroket kombëtaren kuqezi.