Agjencia Zhurnal.mk.

Të dielën rrethi i dytë i zgjedhjeve, në Dibër dhe Shuto Orizare në dy vendvotime do të rivotohet

Shkup, 29 tetor – Në rrethin e dytë të Zgjedhjeve lokale, që do të mbahet të dielën më 31 tetor 2021, do të votohet në gjithsej 44 komuna. Të drejtë vote kanë 1 353 990 votues në 2481 vendvotime. Përsëritje të votimit për kryetar komune dhe për këshill do të ketë në një vendvotim (0543) në Dibër, ndërkaq do të rivotohet edhe në vendvotimin 2957/1 në Shuto Orizarë për anëtarë të këshillit. Gjykata administrative e anuloi votimin në këto dy vendvotime për votimin në rrethin e parë të zgjedhjeve më 17 tetor.

Të dielën nuk do të ketë votim për kryetar të komunës në Mavrovë-Rostushë dhe Qendër Zhupë sepse nuk u përmbush censusi ligjor i votimit në rrethin e parë të zgjedhjeve të dalin së paku një e treta e votuesve të regjistruar në Listën zgjedhore. Për këto dy komuna KSHZ do ta njoftojë Qeverinë, e më pas në Mavrovë-Rostushë dhe Qendër Zhupë do të organizohet përsëritje e votimit për kryetar komune në pajtim me Ligjin për vetëqeverisje lokale. Anëtarë të këshillit janë zgjedhur sepse për ta nuk nevojitet censusi.

Votimi fillon të shtunën kur deklarohen të sëmurët dhe të pafuqishmit, personat me Kovid-19 dhe në vetëizolim, dhe sipas të dhënave të KSHZ-së edhe 1409 të burgosur, 266 persona në 13 shtëpi të moshuarish dhe gjashtë persona të zhvendosur të brendshëm.

Për herë të parë në zgjedhjet lokale zbatohen terminalet për identifikim biometrik të votuesve, ndërsa do të zbatohen edhe masat e përgjithshme për mbrojtje nga Kovid-19.

Në rrethin e dytë të Zgjehdjeve lokale më 31 tetor 2021 do të votohet për kandidatët në vijim për kryetarë të komunave:

Haraçinë: Ridvan Ibraimi nga BDI dhe Melikie Halimi nga LSDM
Manastir: Toni Konjanovski nga VMRO-DPMNE dhe LSDM Hristo Kondovski
Bogovinë: Besnik Emshi nga BDI dhe Albon Xhemaili nga Aleanca dhe Alternativa
Bërvenicë: Jovica Ilievski nga VMRO-DPMNE dhe Enver Pajaziti – i pavarur
Vasilevë: Sllave Аndonov nga VMRO-DPMNE dhe Marjan Janev nga LSDM
Vevçan: Spase Кoçovski nga VMRO-DPMNE dhe Sasho Jankoski nga LSDM
Vrapçisht: Nebi Rexhepi nga BDI dhe Isen Shabani nga Aleanca dhe Alternativa
Gjevgjeli: Аndon Saramandov nga VMRO-DPMNE dhe Sasho Pockov nga LSDM
Gostivar: Nevzat Bejta nga BDI dhe Arben Taravari nga Aleanca dhe Alternativa
Debarcë: Igor Kërcovski nga LSDM dhe Zoran Nogaçevski – i pavarur
Demir Kapi: Andon Donev nga VMRO-DPMNE dhe Llazar Petrov nga LSDM
Demir Hisar: Nikolla Najdovski nga VMRO-DPMNE dhe Stevçe Mitrevski nga LSDM
Dollnen: Urim Ibeski nga BDI dhe Adnan Xhaferoski nga LSDM
Zhelinë: Fatmir Izairi nga BDI dhe Blerim Sejdini nga Besa
Zelenikovë: Kosta Manevski nga VMRO-DPMNE dhe Borçe Gievski nga LSDM
Karposh: Stevço Jakimovski GROM dhe Dushko Veskovski nga LSDM
Kërçovë: Fatmir Dehari nga BDI dhe Aleksandar Jovanovski nga VMRO-DPMNE
Konçe: Zllatko Ristov nga VMRO-DPMNE dhe Blalgoj Iliev nga LSDM
Koçan: Ljupço Papazov nga VMRO-DPMNE dhe Nikollço Ilijev nga LSDM
Kratovë: Todorçe Nikollovski nga VMRO-DPMNE dhe Vlaltko Bojkovski nga LSDM
Kumanovë: Oliver Ilievski nga LSDM dhe Мaksim Dimitrievski– i pavarur
Llozovë: Boshko Cvetkovski nga VMRO-DPMNE dhe Аco Vellkovski nga LSDM
Makedonska Kamenicë: Dimço Atanasovski nga VMRO-DPMNE dhe Sonja Stamenkova nga LSDM
Makedonski Brod: Zharko Ristevski nga VMRO-DPMNE dhe Аco Noveski– i pavarur
Novo Sellë: Gjorge Bozhinov nga VMRO-DPMNE dhe Xvonko Angellov nga LSDM
Ohër: Kiril Pecakov nga VMRO-DPMNE dhe Konstantin Georgievski nga LSDM
Pehçevë: Aleksandar Kitanovski nga VMRO-DPMNE dhe Sllavko Pandurski nga LSDM
Probishtip: Marjan Milenkovski nga VMRO-DPMNE dhe Dragan Anastanov nga LSDM
Radovish: Aco Ristov nga VMRO-DPMNE dhe Kole Çarakçiev nga LSDM
Rankovc: Borçe Spasovski nga VMRO-DPMNE dhe Daniel Kërstevski nga LSDM
Resnjë: Jovan Terzievski nga VMRO-DPMNE dhe Zhivko Gosharevski nga LSDM
Rosoman: Tihomir Nikollov nga VMRO-DPMNE dhe Stojan Nikollov nga LSDM
Nagoriçan i Vjetër: Zhaklina Jovanovska nga LSDM dhe Vllaste Dimkoviq nga LSDM
Strugë: Ramiz Merko nga BDI dhe Idri Istrefi nga Aleanca dhe Alternativa
Studeniçan: Ejup Abazi nga BDI dhe Azem Sadiki nga PDSH
Tearcë: Nuhi Neziri nga BDI dhe Nazim Taiti nga Aleanca dhe Alternativa
Tetovë: Teuta Arifi nga BDI dhe Bilall Kasami nga Besa
Qendër: Natasha Kotllar-Trajkova nga VMRO-DPMNE dhe Goran Gerasimkovski nga LSDM
Çashkë: Suat Shaqirov nga BDI dhe Goran Stojanovski nga LSDM
Çeshinovë-Оbleshevë: Dalibor Angellov nga VMRO-DPMNE dhe Goranço Kërstev nga LSDM

Çuçer Sandevë: Sashko Komnenoviq nga LSDM dhe Jovan Pejkovski– i pavarur
Shuto Orizarë: Kurto Dudush nga RDM/PLD dhe Ferat Asani nga LSDM
Qyteti i Shkupit: Petre Shilegov nga LSDM dhe Danella Arsovska, e pavarur, mbështetur nga VMRO-DPMNE

Në rerthin e dytë të votimit, nga koalicioni i kryesuar nga VMRO-DPMNE, kryetarë të komunave u zgjodhën në: Aerodrom – Timço Mucinski, Bosillovë – Risto Mançev, Butel – Darko Kostovski, Veles – Marko Kolev, Vinicë – Mile Petkov, Gazi Babë – Boban Stefkovski, Gjorçe Petrov – Aleksandar Stojkovski, Gradsko – Kiro Nackov, Zvërnovci – Borço Kocev, Ilinden – Aleksandar Gjorgjievski, Jegunoc– Dimitar Kostadinovski, Kavadar – Mitko Jançev, Karbinci – Viktor Paunov, Mogillë – Draganço Sabatkovski, Negotinë – Goran Stojanov, Novaci – Stevçe Stevanovski, Petrovec – Borçe Mitevski, Prilep – Borçe Jovçevski, Sveti Nikole – Dejan Vlladev, Sopishte – Stevçe Tërpkovski, Shtip – Ivan Jordanov.

Nga LSDM dhe koalicioni “Më e mira për komunën time” kryetarë të komunave të zgjedhur ka në komunat Berovë – Zvonko Pekevski, Bogdanci– Bllazhe Shapov, Vallandovë – Pero Kostadinov, Dellçevë – Goran Trajkovski, Dojran – Ango Angov, Kriva Pallankë – Sashko Mitovski, Krivogashtan – Nikollçe Mickovski, Krushevë – Tome Hristovski, Strumicë – Kostadin Kostadinov, në Likovë dhe në Saraj në rethin e parë janë zgjedhur dy kryetarë të komunva nga BDI, ata janë Erkan Arifi, plrkatësisht Bleri Bexheti.

Related posts

Propozohen tre nisma për seancën e sotme në gjykatën kushtetuese

Z.H

Shkarkohen drejtorët e REK Manastir dhe REK Osllomej, për u.d. emërohen Pece Matevski dhe Stojan Mickoski

Z.H

Në Shkup do të ndërtohet kryq i lartë 63 metra

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More