Agjencia Zhurnal.mk.

Të dashuruar pas Messit, PSG ka gati kontratën e re me një pagë “faraonike”

Leo Messi ka bërë për vete të gjithë Parisin me performancën e tij fantastike.

 

Sulmuesi argjentinas, në sezonin e tij të dytë me PSG, është rikthyer të luaj në nivelet e tij më të mira.

Argjentinasi është protagonist pothuajse në çdo ndeshje duke dhuruar asiste, duke krijuar aksione të rrezikshme dhe duke shënuar.

Kohët e fundit, mediat spanjolle shkruanin se Messi do të rikthehej te Barcelona, por lajmet e fundit tregojnë të kundërtën.

Sipas mediave franceze, PSG dëshiron që Messi të jetë ende pjesë e ekipit të parë, të paktën edhe për një sezon. Për këtë arsye, klubi në pronësi të Al Khelaifi, është  gati t’i ofrojë Messit një kontratë tjetër të re.

PSG dëshiron të sigurojë shërbimet e Messit deri në vitin 2025 dhe në kontratën e re, sheikët i kanë ofruar atij një pagë prej 30 milionë euro në sezon.

Related posts

Liverpooli nuk ndalet, Salah shton epërsinë ndaj Interit

D V

Luan Rudaj nokauton kundërshtarin dhe fiton titullin botëror A.F.S.O.

A.S.

Zyrtare, Napoli me dy mungesa përball Barcelonës në Ligën Europa

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More