Agjencia Zhurnal.mk.

Të arrestuarit për vrasjen e Vanja Gjorçeskës ndodhen në burgun e Shkupit

I ati dhe të dyshuarit tjerë për rrëmbimin dhe vrasjen e Vanja Gjorçeskës (14) nuk janë pritur mirë nga të burgosurit tjerë në burgun e Shkupit.

Drejtori i burgut, Filip Andov nuk konfirmoi e as demantoi informacionet se nuk janë pritur mirë nga të burgosurit tjerë dhe thekson se siguria është nën kontroll dhe se qasje deri te katër të dyshuarit është e kufizuar.

“Ata janë të ndarë nga të paraburgosurit tjerë. Jo secili zyrtar në burg ka qasje në ato hapësira. Aty mund të hysh me kartelë të posaçme që i mbajnë disa rojtarë të caktuar. Ata kontrollohen vazhdimisht sipas protokolleve dhe ligjeve”, tha Andov.

Tre nga katër të paraburgosurit e kanë pranuar fajin për krimet për të cilat akuzohet përveç të atit, ndërsa Ljupç Palevski pritet të ekstradohet nga Turqia.

Related posts

25-vjeçari nga Shkupi e sulmon fizikisht gjyshen e tij 72-vjeçare dhe tezen e tij

Xh M

Aksident ndërmjet tri veturave në magjistralen Tetovë – Gostivar, dhjetë persona të lënduar

Xh M

Ndalohet një tregtar nga Vrapçishti për të vuajtur dënimin me një vit burg

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy