Agjencia Zhurnal.mk.

Tateshi: Menaxhimi i keq me pandeminë shkak kryesor për situatën me Kovid-19 në vend

Shkup, 4 janar – Maqedonia e Veriut është në grupin e vendeve më të rrezikuara në botë sa i përket situatës me Kovid-19 edhe atë në vendin e pestë në Evropë dhe vendin e gjashtë në botë për nga numri i rasteve të vdekjes në një milion banorë, deklaroi sot Bekim Tateshi, nga Aleanca për Shqiptarët.

 

Sipas tij element pozitiv në vitin 2021 në shëndetësi ishin punonjësit shëndetësorë të cilët treguan përkushtim profesional dhe sakrificë maksimale.

Sipas Tateshit shkak kryesor për situatën e tanishme në shtet është menaxhimi i keq me pandeminë, por edhe infrastruktura e vjetërsuar dhe siç tha, politikat katastrofale kadrovike.

Për tejkalimin e situatës aktuale ai propozoi disa zgjidhje, në mesin e të cilave edhe ndjekje të situatës epidemiologjike dhe shmangie të valës së pestë. Gjithashtu bëri thirrje për fushatë të përforcuar për vaksinim të popullatës me angazhimin e profesionistëve nga të gjitha sferat.

ASH: Konferencë për shtyp Bekim Tateshi, departamenti i shëndetësisë

ASH: Konferencë për shtyp Bekim Tateshi, departamenti i shëndetësisë

Posted by Aleanca për Shqiptarët on Tuesday, January 4, 2022

Related posts

Bregu: Mbështetja evropiane për Ballkanin Perëndimor është në rënie

Z.H

“Hekurudhat-Transporti” ka borxh prej 1,3 milion eurove ndaj kompanive energjetike

Redaksia

Shilegov: E para nga tre anijet në lumin Vardar shkon në histori

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More