Agjencia Zhurnal.mk.

Tare: Ka shumë entuziazëm për Sarrin

Ulja e Maurizio Sarrit në pankinë, ka rritur ndjeshëm interesin dhe entuziazmin e tifozëve të Lazios dhe këtë e pranon vetë drejtori sportiv i bardhekaltërve, Igli Tare, i cili zbulon se ka ende dilema mbi kohën dhe vendin e prezantimit zyrtar të trajnerit të ri të skuadrës.

“Ka shumë interes dhe entuziazëm mbi afrimin e Sarrit, mënyrën sesi punon dhe mbi të gjitha kuriozitet për skuadrën që do të krijojë. Kjo është diçka mjaft pozitive, ndërsa mua dhe presidentit na ka mbetur të caktojmë ku dhe kur do të bëhet prezantimi zyrtar i tij, pasi grumbullimi nis më 7 korrik”, u shpreh Tare.

Së fundi shumë emra janë lakuar si kandidatë për t’iu bashkuar bardhekaltërve dhe të tjerë janë në listën e atyre që mund të largohen nga Lazio, por vetë njeriu i merkatos, Tare zbulon se fillimisht do të operohet në dalje dhe më pas do të synohet përforcimi i ekipit.

“Fillimisht duhet të zgjidhim disa probleme që kemi dhe të operojmë me merkaton në dalje. Më pas do të nisim punën për përforcimin gradual të skuadrës, natyrisht duke parë edhe mundësitë që kemi, pasi nuk mund të bëjmë çmenduri në merkato”, deklaroi Tare.

Related posts

Van Basten shpërehen pas trazirave në Amsterdam: Futbolli në Holandë duhet të ndalet

D V

Kosova me gjashtë medalje në Kampionatin Evropian të Karatesë për Senior dhe Veteran

D V

Jorginho reagon pas gabimit që bëri në derbin londinez ndaj Tottenhamit

D V
OFERTË SPECIALE // Domain + Hosting + Uebfaqe për vetëm 400 Euro në vit!
Ofertë Speciale:
Domain + Hosting + Uebfaqe = 400euro!