Agjencia Zhurnal.mk.

Taravari takohet me ambasadoren e Kroacisë në vend, Nives Tiganj

Shkup, 28 tetor – Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari sot priti në takim ambasadoren e Republikës së Kroacisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Nives Tiganj.

 

Në takim, thuhet në kumtesën e komunës, Taravari dhe ambasadorja Tiganj u dakorduan për bashkëpunim mes Komunës së Gostivarit dhe Ambasadës së Kroacisë në Shkup.

Po ashtu u bisedua edhe për aktualitetin politik në vendin tonë, nevojën e konsensusit për ndryshimet kushtetuese dhe krizën energjetike.

Kryetari i komunës së Gostivarit, falënderoi ambasadoren Tiganj për rolin, kontributin dhe përkrahjen e vazhdueshme të shtetit kroat në rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut.

Për shkak se Komuna e Gostivarit tashmë ka binjakëzim me Komunën Sveta Nedelja, Taravari shprehu gatishmëri që bashkëpunimi të thellohet edhe me ndonjë komunë tjetër të Kroacisë.

Ambasadorja Tiganj shprehu mbështetjen dhe përkushtimin për bashkëpunim të mëtejmë mes Ambasadës së Koracisë dhe Komunës së Gostivarit, komunë nga e cila ka shumë banorë që sot jetojnë dhe japin kontributin e tyre në Kroaci.

Related posts

Osmani: I am afraid that with such a resolution we can move from a state to an ethnic position

Z.H

Shahpaska në takim me drejtoreshën rajonale të UN Woman për Evropë dhe Azinë Qendrore, Alia El Jasir

D V

Mickoski: Kovaçevski do t’i vazhdojë politikat e Zaevit

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More