Agjencia Zhurnal.mk.

Taravari: Shumica e punëve janë dakorduar, negociatat duhet të përfundojnë deri nesër

Gostivar, 7 shkurt – Negociatat për hyrjen e Aleancës për Shqiptarët (ASH) në koalicionin qeveritar janë drejt fundit dhe ndoshta do të përfundojnë deri nesër, deklaroi për MIA-n lideri i kësaj partie dhe kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari.

Lidhur me negociatat, kryetari i ASH-së sqaroi se shumica e çështjeve janë mbyllur dhe se “shumica e punëve” janë rënë dakord.

“Shpresoj që sot apo nesër përfundimisht t’i përfundojmë përgatitjet për hyrjen eventuale në Qeveri dhe këtë zyrtarisht do ta shpallim”, tha Taravari.

Për ndarjen e posteve zyrtare dhe resoreve ministrore, kreu i Aleancës për Shqiptarët përmendi se ende është duke e diskutuar, prandaj, siç theksoi, nuk do të ishte korrekte të flitej për këtë në këtë moment.

Për këtë çështje, sipas tij, ende janë duke u zhvilluar konsultimet ndërpartiake të partnerëve të koalicionit qeveritar.

“Gjithçka do të jetë më e qartë deri nesër, por do të presim konsultimet e vazhdueshme ndërmjet grupeve të punës të partive të shumicës qeveritare”, nënvizoi Taravari.

Related posts

Shfrytëzuesit aktual të bursave të nxënëseve dhe studentëve me kontrata aktive do të marrin shuma mujore të shtuara

D V

Sot zhvillohen dy ndeshjet e fundit të xhiros së 33-të të Superligës, Ballkani feston ndërsa për dy skuadra pikët janë jetike

Redaksia

Petrovska: Për ne është shumë e rëndësishme që të shohim de-përshkallëzim në terren nga ana e Rusisë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More