Agjencia Zhurnal.mk.

Taravari sfidon Bejtën: Dil në mejdan të peshojmë a ti bëre më shumë për 8 apo unë për 4 vite në Gostivar

Koalicioni ASh-AAA, aktivitetet parazgjedhore në Gostivar, sonte i ka vazhuar me prezentimin e programit para banorëve të fshatit Llakavicë. Fjalë rasti mbati kryetari aktual i cili kërkon edhe një mandat për Gostivarin, Arben Taravari. Ai tha se ky fshat është bastioni i tyre dhe se Llakavica do ta sjellë fitoren e pastër.

 

“Ne kërkojmë votë me kokën lartë pasi për katër vite kemi punuar shumë, sidomos në Llakavicë. Dua të falanderojë edhe Bashkësinë Lokale me të cilën kemi bashkëqeverisur. Llakavica është bastioni jonë. Më keni përkrahur si llakavicas gjithmonë, e pres të njejtën gjë sërish. Këto zgjedhje nuk janë vetëm zgjedhje lokale, ne do fitojmë por na dubet fitore e madhe karshi oponetëve tanë politik. Prej Llakavice sonte i bëjë thirrje Betës hajde dil ballafaqohu me mua, ti trego çfarë ke bërë për 8 vite e unë për 4 vite. Nëse ti ke bërë më shumë se unë, unë tërhiqem. Je kandidat nga i cili turpërohen edhe bashkëpartiakët e tu, gjatë gjithë fushatës një herë dole në konferencë për shtyp, dhe menjëherë gabove. Të mbajnë të fshahur se kanë turp prej teje. Fitorja nga Gostivari do të jetë e madhe sa që do të vijë edhe ndryshimi i qeverisë në nivel qendror”, tha mes tjerash, Arben Taravari kandidat i ASH-AAA për kryera komune në Gostivar.

Bartësi i listës për këshilltarë komunal të koalicionit ASH-AAA në Gostivar, Valbon Limani, ftoi llakavicasit që pos kandidatit për kryetar komune, të votojnë edhe listën për këshilltar komunal.

“Në 2020 patëm një fitore të madhe këtu në Llakavicë dhe sonte them bindshëm fitorja në këtë fshat do të jetë dy fish më e madhe. Dega dhe bashkëpunëtorët tanë nga ky fshat kanë punuar fortë për këtë fitore. Me 17 tetor nuk ka dyshim se dr. Taravari i fiton zgjedhjet, por do ju kisha lutur të votoni edhe listën e kandidatlve për këshilltarë pasi edhe aty na duhet shumicë. Dilni me kokën lartë kërkoni votë për përfaqësim të pastër”, tha Valbon Limani, bartës i listës për këshilltar komunal nga koalicioni ASH-AAA.

Related posts

Mbështetje madhështore për Arben Taravarin në Banjicë të Epërme dhe Banjicë të Poshtme

D V

Ganiu paralajmëron kalldërm të re dhe vitrina të reja në Çarshi të Shkupit

D V

Bejta premton zgjidhjen e problemeve me deponitë e paligjshme, qentë endacakë dhe kazinot

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More