Agjencia Zhurnal.mk.

Taravari: Qeveria të vë në funksion projektin “Mirë se vjen bebe”

Gostivar, 4 korrik – Sekretari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në konferencën e sotme për shtyp tha se koalicioni ASH-AAA kërkon që të ri-vendoset në funksionim sistemi “Mirë se vjen bebe”.

 

Nga ky koalicion pyesin Ministrinë e Shëndetësisë se pse u ndërpre ky projekt.

“6-7 muaj pasi dolëm nga qeveria, ky projekt fatkeqësisht u ndalua. Arsyet nuk dihen. Kemi informata se shumica e prindërve, pasi u lind fëmija tash, sepse nëpër zyra të ndryshme të policisë dhe institucioneve tjera për 2-3 javë mezi sigurojnë certifikatat e lindjes për fëmijët e tyre”, tha mes tjerash Taravari.

Ndryshe, projekti “Mirë se vjen bebe” u miratua në qershor të vitit 2017, kohë kur dikasteri i shëndetësisë drejtohej nga Aleanca për Shqiptarët. Me këtë projekt mundësohej që prindërit brenda 48 orëve të marrin certifikatën e lindjes për fëmijën e lindur, direkt nga spitali.

Related posts

Arrestohet një person në Tetovë, ka sulmuar mjekun

D V

Presidenca sllovene pret negociata zyrtare me Shkupin dhe Tiranën

D V

Kofod: Maqedonia e Veriut e gatshme për t’i filluar negociatat e anëtarësimit në BE

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More