Agjencia Zhurnal.mk.

Taravari promovoi investimet në shkollën fillore “Bashkimi” në Gostivar

Gostivar, 24 nëntor – Kryetari i Komunës së Gostivarit bashkë me ekipin e tij sot promovoi investimet në shkollën fillore “Bashkimi” në lagjen Tullana.

 

“Sot promovuam investimet në Shkollën fillore periferike ‘Bashkimi’ në lagjen Tullana. Investimi përfshin ndërrimin e dritareve, fasadë me efikasitet energjetik dhe rinovim të brendshëm të klasave”, tha Taravari.

Sipas tij ky investim i komunës në këtë kohë krize energjetike ka qenë më se i nevojshëm, ndërsa fasada e re me kursim energjetik dhe dritaret e reja, përveç kursimit e bëjnë shkollën edhe me pamje estetike bashkëkohore.

“Për Komunën e Gostivarit ndër prioritetet kryesore mbetet arsimi dhe infrastruktura arsimore në shkollat fillore dhe të mesme të Gostivarit”, thuhet në kumtesën e komunës.

Related posts

Raport i punës gjashtë mujore 2021 të NP Higjiena Komunale-Shkup

Z.H

Mickoski: Për vetëm 20 ditë, çdo familje e kanë futur në borxh me mbi 200 euro

D V

Eurodeputetja kroate: Duhet thënë “po” hyrjes së vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More