Agjencia Zhurnal.mk.

Taravari në gjiro nëpër Gostivar me ambasadoren amerikane, Aggeler

Gostivar, 24 janar – Ambasadorja amerikane Angela Price Aggeler, sot vizitoi qytetin e Gostivarit, e ku u prit nga kryetari i kësaj komune, Arben Taravari, informon Zhurnal.

Së bashku me kryetarin e këshillit të komunës, Valbon Limani, Taravari bëri gjiro nëpër qytet me ambasadoren Aggeler, e ku biseduan me qytetarët për ta njohur me kulturën dhe traditat e qytetit dhe për të ndjerë mikëpritjen gostivarase.

Taravari falenderoi ambasadoren Aggeler për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-ve për vendin dhe komunën.

“E falënderova Ambasadoren Aggeler për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-ve për vendin dhe komunën tonë, ku kemi zhvilluar shumë projekte në bashkëpunim me agjenci të ndryshme të financuara nga populli mik amerikan. Bashkëbiseduam edhe për projektet e së ardhmes në komunë dhe shpreha mirënjohje për bashkëpunimin e shkëqlyeshëm në funksion të rritjes së mirëqenies qytetare dhe mjedisore, transparencës dhe llogaridhënies.

Bashkërisht vazhduam edhe në diskutimin e organizuar nga Qendra Rinore dhe Komunitare (YCC) në Gostivar, një bashkëfinancim i Ambasadës së SHBA dhe e Komunës së Gostivarit, ku u mbajt diskutimi “Të flasim për sfidat dhe të ardhmen e Maqedonisë së Veriut””, u shpreh mes tjerash Taravari.

Sot Gostivarin, gostivarasit dhe ne personalisht na nderoi me vizitë Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës,…

Posted by Arben Taravari on Tuesday, January 24, 2023

Related posts

KRRE: Konsumatorët mund të parashtrojnë ankesë për shërbim joadekuat nga furnizuesi me energji ngrohëse

D V

Bërns për aksidentin në Bullgari: Ngushëllime familjeve që humbën të dashurit e tyre

Z.H

“Shpronësimi”, Prokuroria hedhë poshtë padinë e komunës së Tetovës

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More