Agjencia Zhurnal.mk.

Taravari mirëpriti në takim ambasadorin e BE-së, David Geer

Gostivar, 14 nëntor – Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari në kuadër të projektit “BE-ja për ju”, në hapësirat e komunës sot priti në takim ambasadorin e Bashkimit Evropian, shkëlqesinë e tij, David Geer.

 

Në takim u diskutua për çështje të rëndësishme si decentralizimi i pushtetit lokal, fuqizimi i vazhdueshëm i të rinjve dhe qendrat rinore në Gostivar, bashkëpunimi ndërkufitar, migrimi dhe marrëdhëniet e shkëlqyera ndëretnike që janë shembull për vendin tonë.

Kryetari Arben Taravari falënderoi ambasadorin David Geer për mbështetjen e vazhdueshme financiare evropiane për zhvillimin e Komunës së Gostivarit, zhvillimin e sektorit joqeveritar dhe projektet e realizuara në Komunën e Gostivarit.

Në takim po ashtu u diskutua edhe për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, hapjen e skriningut bilateral javën e kaluar dhe çfarë do të thotë kjo për vendin tonë. Taravari siguroi ambasadorin Geer për mbështetje të parezervë për rrugën evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut duke uruar që ky proces të kalojë shpejt e të përkthehet në ndryshime të prekshme për jetën e qytetarëve, me një drejtësi të besueshme, ekonomi të zhvilluar dhe mirëqenie për të gjithë.

Ambasadori David Geer po ashtu theksoi mbështetjen e Bashkimit Evropian në rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe shprehu gatishmëri për thellimin e bashkëpunimit me Komunën e Gostivarit.

Related posts

Trajanov, Milevski dhe Moraçanin nesër në takim tek Pendarovski

Xh M

Dujovski: Thuhet se zjarri ka nisur në pjesën e përparme të autobusit, kjo nuk është e zakonshme

D V

Takim i Shilegovit me kryetarin e Cetinjës, Kashkelan

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More