Agjencia Zhurnal.mk.

Taravari me propozim: Zgjedhja e presidentit të bëhet nga Kuvendi (VIDEO)

Shkup, 22 shkurt – Kandidati për president të vendit nga radhët e opozitës Shqiptare, Arben Taravari propozoi mbrëmë që në ndryshimet kushtetuese krahas futjes së pakicës bullgare, të hiqet edhe 20 për qindëshi dhe presidenti i vendit në të ardhmen të votohet nga Kuvendi.

Ai njëherit i bëri thirrje BDI-së për përforcimin e siç u shpreh demokracisë konsensuale. Me mbështetjen edhe të BDI-së, sipas Taravari shqiptarët në RMV do të mund të fitonin njërin nga tre postet më të rëndësishme në vend, atë të presidentit të shtetit.

“Unë dhe partnerët e mi do të angazhohemi që në kushtetutë të përfshihen tre elemente, futja e bullgarëve, heqja e 20 për qindëshit dhe presidentin e shtetit ta zgjedh Kuvendi…Ftojmë shqiptarët dhe BDI-në që të mbështes vizionin tim dhe kandidaturën time. Tash e kemi mundësin që të përforcojmë demokracinë konsensuale. Tani e kemi mundësin që të fitojmë një nga postet më të rëndësishme në vend”, tha Taravari.

Taravari me propozim: Zgjedhja e presidentit të bëhet nga Kuvendi

Posted by ZHURNAL.MK on Thursday, February 22, 2024

Related posts

Veteranët e UÇK-së porosi Grubit: Nuk lejojmë shkeljen e flamurit kombëtar! (VIDEO)

Redaksia

Kovaçevski: Gabuam me disa parti shqiptare

Redaksia

Toshkovski garanton proces të rregullt zgjedhor

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky