Taravari “fotogjeniku” takimit të djeshëm!

nga Redaksia

Shkup, 23 janar – Dje dhe sot liderët e Ballkanit Perëndimor janë grumbulluar në Shkup për një nismë që i bashkon që të gjitha shtetet “Ballkani Perëndimor dhe BE”. Në takim ishte i pranishëm edhe diplomati amerikan, O’Brajn. Mbase, natyra dhe qëllimi i këtij takimi kishte të bëjë me aspektin e zhvillimit dhe integrimit ekonomik përmes bashkëpunimit dhe ndihmën prej 6 milirardë euro që BE ofron për Ballkanin Perëndimor. Por, nuk kaloi as ky takim pa u përçuar edhe mesazhe të tjera, përpos raportimit tematik për takimin e liderëve në media kanë vërshuar edhe një sërë fotografish të kryetarit të ASH-së, Arben Taravari, i cili në krah të djathtë kishte Ramen e në krahë të majtë Kurtin. Këto pamje ishin top temë duke simpatizantët e ASH-së duke e cilësuar kreun e tyre si çelës e në fakt kështu edhe ndjehej Taravari e këtë e vërtetoi edhe me postimin e tij duke shkruar që ka pasur takim të rëndësishëm, shkruan Zhurnal.

Taravari top temë e takim të djeshëm –

Mbase, bëhet fjalë për takim liderësh Arben Taravari dje ishte top temë në media pa qenë kurrfarë lideri, krejt kjo për të vetmen arsye të momentumit politik që ndodhet Maqedonia e Veriut, ku deri në këto momente gjitha partitë politike janë përcaktuar për zgjedhjet e ardhshme, vetëm ASH në krye me Taravarin ka mbetur e pa orientuar.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ai i Shqipërisë, Edi Rama, janë takuar dje me kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, e ky takim u bë “viral” në media sidomos ato sociale e onlajn duke aluduar në Taravarin si lider. E ky moment sigurisht që i ka pëlqyer edhe vet personazhit të ngjarjes, Taravarit, i cili ka publikuar një fotografi të takimit në Facebook, ndërsa ka shkruar “Kohë të Mira! Drejt Evropës”.

Ndër të tjera, Taravari e ka përshkruar takimin me Kurtin dhe Ramen si takim vëllazëror duke falënderuar Ramen dhe siguruar Kurtin për stabilitetin në rajon.

“Në kuadër të samitit të liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve të BE-së dhe SHBA-ve të mbajtur sot në Shkup, takim i rëndësishëm dhe vëllazëror me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, dhe me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti. Kryeminstri Rama dhe Kryeministri Kurti vlerësojnë lartë kontributin e Aleancës për Shqiptarët në ruajtjen e kursit pro-perëndimor të Maqedonisë së Veriut në këto kohëra të trazuara për Ballkanin Perëndimor. E sigurova Kryeministrin Kurti për angazhimin e palëkundur të Aleancës për Shqiptarët në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës, të cënuar në vazhdimësi nga Serbia në një frymë anti-evropiane dhe që nuk kontribuon në zgidhjen përfundimtare midis dy vendeve në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja dhe të përkrahur nga SHBA-ja”, ka shkruar Taravari në facebook.

Demokratike është që opozita shqiptare po merr formë dhe kuptim, a do t’i bashkohet ASH?

Deri në këto momente e vetmja parti politike që është pa qëndrim për sa i përket pozicionimit për zgjedhjet e ardhshme është ASH, madje ekziston rreziku edhe për ndarje të kësaj partie në dysh, krahu Seles dhe krahu Taraavrit. Sipas informatave jozyrtare flitet që krahu Selës është për të shkuar në zgjedhje me BDI-në dhe krahu Taravarit për t’iu bashkuar LEN-it apo opozitës shqiptare.

Në nëntor te vitit 2023, kryeministri i vendit, Albin Kurti, kishte zhvilluar në Prishtinë një takim me kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari dhe deputetin nga radhët e këtij subjekti, Halil Snopçe. Qëllimi këtij takimi ishte për ta bindur Taravarin që t’i bashkohet boshtit opozitar atye ku e ka vendin.

Populli shqiptarë gjithmonë kanë qenë ithtarë të bashkimit, madje para disa viteve si pasojë e mos bashkimit të opozitës së atëhershme votuesi shqiptarë këtë revoltë e shprehi duke votuar parti maqedonase, dhe një numër i madh votash iku nga kampi shqiptarë drejtë atij maqedonas. Ky bashkim i opozitës shqiptare në emërimin e përbashkët Lidhja Evropiane për Ndryshim do të ndikojë që gjitha votat do të kthehen në vendin e tyre në kampin shqiptarë. Dhe, kjo duhet të ndodhë sepse ishte i pakuptimtë garimi i partive maqedonase në terrenin shqiptarë.

Lëvizja Besa si parti opozitare është fuqizuar jashtë mase, kreu i kësaj partie për herë të parë arriti ta fitojë BDI-në dhe ta “dëbojë” nga selia e partisë. Tetovën e fitoi Bilall Kasami në garë me pushtetin në krye me Teuta Arifin. Por, Besa siduket ka rikthyer shpresën te qytetarët përgjatë kësaj periudhe të qeverisjes kjo parti është fuqizuar edhe më shumë dhe siduket qëndron fuqishëm në rajonin e Pollogut, zona prej ku del edhe numri më i madh i deputetëve shqiptarë.

Nga ana tjetër Alternativa dhe Lëvizja Demokratike së bashku qëndrojnë fuqishëm në zonën 1 dhe 2, zona që poashtu nxjerrin numër të konsiderueshëm të deputetëve shqiptarë, kjo nënkupton që konsolidimi i opozitës shqiptare ndikon në një shtrirje ideale në zonat posaçërisht të populluara me shqiptarë.

Prandaj, bashkimi opozitarë është një strehë e qytetarëve të dëshpëruar nga pushteti si dhe do të ndikojë në rikthimin e votës shqiptare që kishte ikur në kampin maqedonas. Shqiptarët e duan bashkimin prandaj edhe do të jenë pro secilit bashkim. Dhe, një koalicion i tillë do të ndikojë qartazi në fitimin e një numri të madh të deputetëve, nuk përjashtohet mundësia që mund të kenë edhe mbi 10 deputetë në legjislaturën e ardhshme. /Zhurnal.mk

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

Regjistrohu

Subscribe my Newsletter for new blog posts, tips & new photos. Let's stay updated!

@2009-2024 – All Right Reserved. Designed and Developed by Anet.com.mk

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More