Agjencia Zhurnal.mk.

Taravari: Do t’i mbështesim kandidatët e Besës dhe do të punojmë ta heqim BDI-në nga pushteti

Gostivar, 25 tetor – Nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në një konferencë për media e paralajmëroi mbështetjen për kandidatët për kryetar komune të partisë politike Lëvizja Besa në rrethin e dytë dhe e përshëndeti vendimin e tyre për t’i dhënë mbështetje kandidatëve të  Aleancës -Alternativa.

 

“Menjëherë pas shpalljes së rezultateve, ne si koalicion shprehëm qëndrimin tonë që të mbështeten të gjithë kandidatët e opozitës shqiptare që po luftojnë kundër BDI-së”, tha Taravari.

Ai e përshëndeti thirrjen e Lëvizjes Besa për të mbështetur kandidatët e koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa dhe ritheksoi, siç tha ai, qëndrimin konsistent të anëtarëve dhe simpatizantëve të tyre dhe të gjithë votuesve të tjerë për të mbështetur kandidatët e Lëvizjes Besa në komunat ku ata përballen me BDI-në.

“Ne vazhdojmë të pohojmë se BDI-ja duhet të bjerë nga çdo pushtet. Shpresojmë që Lëvizja Besa të ketë për që[lliom të shkëputet nga e keqja, por rikujtojmë se kjo bëhet vetëm nëse BDI-ja largohet plotësisht nga pushteti dhe krijojmë një shumicë të re parlamentare”, tha Taravari.

Related posts

Gostivari zyrtarisht në rreth të dytë, Taravarit i munguan vetëm 0,31% të votave për fitore

Z H

Eurodeputeti bullgar Kovaçev: Shqipëria mund të fillojë negociatat, Maqedonia ende jo!

Z H

Kroacia riafirmon mbështetjen për eurointegrimet e Maqedonisë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More