Agjencia Zhurnal.mk.

Talibanët shpërbëjnë Komisionin Zgjedhor të Afganistanit

Qeveria talibane në Afganistan shpërbeu dy komisione të zgjedhjeve në vend.

 

Bilal Karimi, zëvendës-zëdhënës i Qeverisë talibane në Afganistan tha se Komisioni i Pavarur Zgjedhor dhe Komisioni Zgjedhor për Ankesa në bazë të vendimit të Qeverisë talibane u shpërbënë.

Sipas Karimit, këto dy komisione janë aktualisht të panevojshme në vend dhe shtoi se nëse do të jetë e nevojshme do t’i ngarkohen sërish me punë në të ardhmen.

Të dyja komisionet kishin mandat të administrojnë dhe mbikëqyrin të gjitha format e zgjedhjeve në vend, përfshirë ato presidenciale, parlamentare dhe provinciale.

Përpos komisioneve Qeveria e talibanëve mbylli edhe dy ministri.

Në anën tjetër bashkësia ndërkombëtare është ende duke shqyrtuar vendimin rreth njohjes së mundshme të pushtetit të talibanëve. Perëndimi druan se talibanët do të mund të vendosin sundim brutal në Afganistan çfarë kishin para 20 vjetësh, ndonëse deri më tash Qeveria aktuale afgane e mohoi këtë.

Related posts

India miraton vaksinën e parë në botë të ADN-së kundër koronavirusit

Redaksia

Vuçiq pritet të flasë para deputetëve për dialogun me Kosovën – por çfarë kishte thënë në vitin 2019?

Redaksia

Fqinjët e Bjellorusisë: Kriza e emigrantëve rrezikon përplasje ushtarake

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More