Agjencia Zhurnal.mk.

Talebanët kërkesë Uashingtonit për prani diplomatike në Kabul

Talebanët i kanë kërkuar SHBA-së që të mbajë një prani diplomatike në Afganistan pas përfundimit të tërheqjes së saj, e planifikuar më 31 gusht, por Uashingtoni ende nuk ka marrë një vendim, njoftuan zyrtarë amerikanë.

 

Sipas zyrtarëve, udhëheqësit e lëvizjes islamike, që morën pushtetin në Kabul në mes të gushtit, duan që vendet e tjera të mbajnë hapur ambasadat e tyre pas 31 gushtit, përfshirë SHBA.

Megjithatë, ushtria amerikane do të largohet përgjithmonë të martën dhe, si rrjedhojë, nuk do të jetë më në gjendje të garantojë sigurinë e diplomatëve që presidenti Joe Biden do t’u kërkonte të qëndronin në vend.

Në këto kushte dhe ndërsa Uashingtoni është ende larg njohjes së një qeverie të ardhshme të udhëhequr nga talebanët, a mund të ruhet një prani diplomatike amerikane?

“Debati po vazhdon brenda administratës Biden”, thanë zyrtarët.

Ata siguruan se një vendim mund të shpallet në fillim të javës tjetër, domethënë pak para përfundimit të tërheqjes amerikane.

Related posts

Kina shpreh shqetësim serioz për shkarkimin e ujit radioaktiv nga Japonia

Z H

Masa interesante kundër zjarreve në Turqi – 700 bidonë me ujë vendosën në rrugët e Bodrumit

Redaksia

Shkon në katër milionë numri i viktimave në botë për shkak të COVID-19

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More