Agjencia Zhurnal.mk.

Takimi Osmani-Çavushogllu

Nju Jork, 23 Shtator – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Buajr Osmani, në margjinat e Seancës së 77-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, u takua me homolgun e tij nga Turqia, Mevlut Çavushogllu.

 

Në takim u diskutua për situatën aktuale të shkaktuar nga invazioni rus në Ukrainë, aspektin e sigurisë dhe pasojat e saj në vendet evropiane, si dhe përpjekjet që po ndërmarrin Maqedonia e Veriut dhe Turqia për t’u ballafaquar me krizën. U mirëprit angazhimi dhe ndërmjetësimi i Ankarasë dhe Kombeve të Bashkuara në marrëveshjen e arritur, e cila mundëson eksportin e drithit ukrainas në tregjet botërore, të bllokuar që nga fillimi i agresionit rus.

Veçanërisht diskutuan për bashkëpunimin rajonal dhe sfidat, si dhe për perspektivën euroatlantike të vendeve të rajonit dhe në këtë drejtim, për angazhimet e radhës të Maqedonisë së Veriut në procesin e negociatave për anëtarësim dhe skriningut, i cili formalisht tashmë ka filluar.

U shkëmbyen mendime lidhur me marrëdhëniet bilaterale, dialogun politik dhe ekonomik, në dritën e 30 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike.

Kryesimi ynë me OSBE-2023, gjithashtu ishte e pjesë e pandashme e bisedimeve, me ç’rast MPJ Çavushogllu u njoh me prioritetet si dhe me aktivitet e ndërmarra deri më tani dhe përgatitjet që i kemi realizuar në cilësi të vendit anëtarë të OSBE-së.

Related posts

Carovska në takim me drejtorët e shkollave: Me sukses filloi viti i ri shkollor me prezencë fizike

D V

Ulet numri i të prekurve nga Covid-19, në spitale pacientë të pavaksinuar

D V

Në spitalin e fëmijëve në Kozle janë të hospitalizuar 19 fëmijë të infektuar me Covid

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More