Agjencia Zhurnal.mk.

Takimi onllajn i kryetarit të Kërçovës Dehari me qytetarët

Kërçovë, 27 dhjetor – Nën moton “Ju pyesni, përgjigjet kryetari Fatmir Dehari”, komuna e Kërçovës sot ka organizuar mbledhjen përfundimtare për buxhetin e vitit të ardhshëm. Onllajn takimi do të fillojë në orën 18:00 sipas kohës së Evropës qendrore ose në 11:00 sipas kohës lokale në SHBA.

“Për herë të parë këtë vit kryetari do të zhvillojë një takim onllajn me të gjithë qytetarët e interesuar që do të shfaqin interes për buxhetin e vitit të ardhshëm, me propozime që do të ishin në projeksionin e tij. Biseda do të zhvillohet përmes platformës Skajp, do të nisë sot në orën 18:00 dhe do të zgjasë për aq kohë sa ka qytetarë të interesuar për të sugjeruar dhe pyetur gjithçka që lidhet me buxhetin për vitin e ardhshëm kalendarik. Kjo do të jetë një mbledhje përfundimtare për buxhetin deri në miratimin e tij, thonë nga komuna e Kërçovës. 

Related posts

 Zbulohen kandidatët për deputetë të “Frontit Europian”, mes tyre Arbana Pasholli, Ilire Dauti e Fatmire Isaki

Xh M

Ndërroi jetë kryetari i parë i Komunës së Tetovës

Xh M

VLEN hap shtabet në Zhelinë dhe Saraj

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy