Agjencia Zhurnal.mk.

Takimi i presidentit Pendarovski me rektoren e UKIM-it, Angellova

Shkup, 24 shkurt – Presidenti Stevo Pendarovski sot ka pritur  rektoren e Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, prof. Biljana Angellovën dhe prorektorin për financa, investime dhe zhvillim prof. Dr. Llazo Pendovski.

Në takim Pendarovski, siç informonë nga Kabineti i tij, është informuar për aktivitetet aktuale dhe sfidat me të cilat po përballet UKIM-i. 

 Në këtë drejtim presidenti u njoftua me realizimin e Marrëveshjes Kolektive të UKIM-it, e cila është nënshkruar me Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut si themelues i këtij universiteti, si dhe për problemet në financimin e veprimtaisë shkencore-kërkimore  kapitale nga ana e shtetit  për UKIM-in.

 Pendarovski, theksohet në kumtesë, ka dhënë mbështetje në përpjekjet e menaxhmentit dhe Sindikatës së UKIM-it për realizimin e plotë të Marrëveshjes Kolektive të nënshkruar në bashkëpunim me Qeverinë dhe ministritë kompetente. Presidenti Pendarovski theksoi në domethënien dhe rëndësinë nga arsimi i lartë cilësor dhe theksoi se shteti duhet në vazhdimësi ta mbështesë veprimtarinë shkencore-kërkimore  dhe zhvillimin e universiteteve.

Related posts

Veteranët e UÇK-së porosi Grubit: Nuk lejojmë shkeljen e flamurit kombëtar! (VIDEO)

Redaksia

Kovaçevski: Gabuam me disa parti shqiptare

Redaksia

Toshkovski garanton proces të rregullt zgjedhor

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky