Agjencia Zhurnal.mk.

Takimi i lamtumirës i Xhaferit me ambasadorin çek Toman

Shkup, 13 dhjetor – Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi sot realizoi takim të lamtumirës me ambasadorin e Republikës së Çekisë në vend, Mirosllav Toman.

 

Siç theksohet në kumtesë, në takim të dy bashkëbiseduesit konstatuan së bashku se marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Çekisë janë në nivel të lartë dhe se ekziston interes i ndërsjellë si edhe mundësi reale për avancimin e bashkëpunimit ekonomik.

“Kryetari Xhaferi shprehu falënderim për angazhimin personal të ambasadorit Toman për përforcimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy shteteve dhe theksoi se pret që bashkëpunimi i mirë parlamentar të vazhdojë edhe me Kryetaren e re të Parlamentit të Republikës së Çekisë, Pekarova Adamova. Nga ana jonë, veçanërisht çmohet mbështetja e vazhdueshme dhe e fuqishme që Republika e Maqedonisë së Veriut e pranon nga Republika e Çekisë në procesin eurointegrues”, thuhet në kumtesë.

Ambasadori Toman potencoi se Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut është një oazë e paqes, stabilitetit dhe sigurisë, dhe që kjo të jetë kështu, gjithsesi rolin më të madh e ka Kryetari i Kuvendit. Ai sugjeroi se Republika e Çekisë, do të kryesojë me Këshillin e Bashkimit Evropian në gjysmën e dytë të vitit 2022, me ç’rast prioritet do i japë zgjerimit të Unionit me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Duke i ndarë ambasadorit Toman Mirënjohje për përkushtimin profesional dhe punën e zellshme që e ka investuar në ndërtimin dhe avancimin e bashkëpunimit të sinqertë dhe miqësor ndërmjet dy vendeve, Xhaferi i uroi sukses dhe fat të mëtejshëm në planin personal dhe profesional.

Related posts

MSH: Vaksinimi po zhvillohet pa pengesa, tërësisht janë imunizuar mbi 714 mijë qytetarë

Redaksia

DPHM do ta monitorjë në mënyrë digjitale cilësinë dhe ndotjen e lumenjve

Z H

Punëtori kreative për muajin e shëndetit të fëmijëve

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More