Agjencia Zhurnal.mk.

Takimi i 30-të ministror i OSBE-së në Shkup, priten vendime kyçe për të ardhmen e organizatës

Shkup, 30 nëntor  – Maqedonia e Veriut dhe kryeqyteti Shkupi janë nikoqir të Këshillit të 30-të Ministror të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë – OSBE, ku marrin pjesë rreth 1000 delegatë nga 57 vende anëtare të Organizatës dhe vende partnere.

Në ngjarjen më të madhe politike ndërkombëtare të organizuar në vend që nga pavarësia marrin pjesë krerët e diplomacisë së numrit më të madh të vendeve pjesëmarrëse të OSBE-së – SHBA, Kanada, Britania e Madhe, ministra nga vendet anëtare të BE-së dhe NATO-s, nga Mesdheu, Lindja e Afërt dhe Azia Qendrore. 

Në Shkup filloi darka joformale e ministrave të Punëve të Jashtme, pjesëmarrës në Këshillin e 30-të Ministror të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë – OSBE, të organizuar nga she

Takimin ministror që po mbahet në Qendrën sportive “Boris Trajkovski” zyrtarisht do ta hapin kryetari i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, kryesuesi me OSBE-në, ministri Bujar Osmani dhe kryetari i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së. Pia Kauma. Në pjesën e hapur të seancës plenare, raport do të paraqesë Sekretarja e Përgjithshme e OSBE-së, Helga Maria Shmid.

Në ditën e parë janë planifikuar edhe dy ngjarje shoqëruese: Nënshkrimi i deklaratës së përbashkët për luftën kundër korrupsionit në Evropën Juglindore përmes kthimit të pronave dhe shfrytëzimit të digjitalizimit, pas së cilës do të pasojë edhe adresimi i ndikimit të ndryshimeve klimatike në sigurinë njerëzore në zonën e OSBE-së. Nesër do të mbahen tre aktivitete shoqëruese me temën “Të rinjt dhe shoqëria civile”, “Bëhet fjalë për njerëzit – ndikimi i operacioneve në terren të OSBE-së në 2023” dhe “Ruajtja e pluralizmit – siguria e grave gazetare”.

Gazetarët e akredituar do të mund të ndjekin edhe seancën plenare përfundimtare të Këshillit Ministror të OSBE-së, pas së cilës do të pasojë një konferencë përfundimtare për shtyp me kryesuesin, Ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, me përfaqësuesin e Maltës, e cila është kryesuesja e radhës e Organizatës dhe Sekretarja e  Përgjithshme e OSBE-së Shmid.

Takimi ministror nisi dje me darkën joformale të shumicës së ministrave, ku temë e bisedës ishte agresioni ushtarak ndaj Ukrainës dhe nevoja për një Organizatë funksionale në kohë konfliktesh dhe tensionesh të shtuara.

Në darkën joformale morën pjesë edhe Sekretari shtetëror amerikan, Entoni Blinken dhe nënkryetari i Komisionit Evropian dhe Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Zhozep Borrell, të cilët u larguan menjëherë pas darkës. Ata kaluan pranë njëri tjetrit me shefin e diplomacisë ruse, Sergej Lavrov, i cili mbërriti në Shkup mbrëmë vonë.

Takim i Blinkenit me Lavrovin nuk u paralajmërua, ndëra edhe Borrell para mbërritjes deklaroi se nuk do të bisedojë me ministrin rus të Punëve të Jashtme Lavrov.

Blinken u prit në Shkup nga kryeministri Kovaçevski, ndërsa pati takim edhe me ministrin e Punëve të Jashtme Osmani. Në dy takimet, diplomati i parë amerikan rikonfirmoi mbështetjen amerikane për anëtarësimin e vendit në BE, theksoi kontributin e vendit si aleat i NATO-s dhe përshëndeti kryesimin e suksesshëm me OSBE-në.

Më duhet t’ju them se sa mirënjohës jemi për kryesimin tuaj me OSBE-në gjatë një periudhe shumë të vështirë. Ju keni bërë një punë jashtëzakonisht të mirë, keni arritur të zgjeroni misionin e OSBE-së pavarësisht pengesave të mëdha. E di që keni qenë gati për të vazhduar, por më vjen mirë që Malta po e merr kryesimin”, tha Blinken.

Ai theksoi se SHBA-ja e mbështet fuqishëm integrimin tonë euroatlantik,  punën për forcimin e institucioneve demokratike, mbështet fuqishëm punën që po bëni për diversifikimin më të madh të energjisë në rajon dhe më gjerë, që do të ketë një ndikim të madh.

Në të gjithë këtë, ju mund të mbështeteni në SHBA-në si një partner të fortë, dhe për këtë arsye një nga arsyet pse jam këtu sonte nuk është vetëm për shkak të OSBE-së, por edhe për Maqedoninë e Veriut dhe për të treguar se sa e vlerësojmë  partneritetin që e kemi”, theksoi sekretari i shtetit Blinken.

Borell në konferencën e përbashkët për shtyp me Kovaçevski tha se takimi ministror i OSBE-së në Shkup do të jetë një mundësi e mirë për ministrin e Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergej Lavrov,  të dëgjojë drejtpërdrejt nga pjesëmarrësit pse Rusia është e dënuar dhe e izoluar, dhe më pas ai do të jetë në gjendje të kthehet në Kremlin dhe të përcjellë se BE-ja dhe OSBE-ja mbeten të bashkuar në dënimin e sjelljes agresive dhe të paligjshme të Rusisë.

Потпретседателот на Европската комисија и висок претставник на ЕУ за надворешни работи и безбедносна политика Жозеп Борел вечерва изјави дека министерскиот состанок на ОБСЕ во Скопје ќе биде

“Vendimi juaj për të lejuar pjesëmarrjen e Lavrovit është në përputhje me qëllimin tonë të përbashkët për të mbajtur gjallë multilateralizmin dhe Lavrov duhet të dëgjojë përsëri nga të gjithë pse ne po e dënojmë Rusinë dhe pse po e izolojmë atë. Ky është një rast i mirë që ai të dëgjojë drejtpërdrejt nga pjesëmarrësit e këtij takimi pse Rusia është dënuar dhe izoluar, dhe më pas ai do të mund të kthehet në Kremlin dhe t’i thotë zotit të Kremlinit se BE-ja dhe OSBE-ja mbeten të bashkuar në dënimin e sjelljes agresive dhe të paligjshme të Rusisë. Do të jetë me të vërtetë shumë e dobishme nga ky këndvështrim, tha Borell pas takimit me kryeministrin Kovaçevski.

Takimin e OSBE-së në Shkup vendosën ta bojkotojnë Ukraina dhe vendet baltike, për shkak të pranisë së Lavrovit. Mbrëmë atyre iu bashkua edhe Polonia.

“Ne thjesht nuk mund të anashkalojmë faktin që Ministri rus i Punëve të Jashtme do të jetë i pranishëm në tryezën e organizatës që supozohet të ndërtojë paqen dhe sigurinë në Evropë”, tha ministri polak i Punëve të Jashtme, Shimon Shinkovski vel Sek.

Këshilli i Ministrave në Shkup do të shënojë fundin e kryesimit njëvjeçar të Maqedonisë së Veriut me OSBE-në. Kryesuesi i ri do të jetë Malta pasi u arrit një kompromis mes vendeve anëtare të hënën pas një vetoje nga Rusia dhe Bjellorusia për Estoninë.

null

Ministrat e Punëve të Jashtme në Shkup do të diskutojnë edhe për çështjen e buxhetit të Organizatës, si dhe mandatet e katër zyrtarëve të lartë të OSBE-së, përfshirë diplomaten gjermane Helga Smid si sekretare e përgjithshme. Mandati i tyre përfundon më 4 dhjetor dhe ende nuk ka marrëveshje nëse dhe kush do t’i trashëgojë, për shkak të vërejtjeve të Rusisë dhe Bjellorusisë.

Këshillin Ministror të OSBE-së do të ndjekin nga mbi 300 gazetarë nga vendi dhe jashtë vendit. Për shkak të mbajtjes së takimit ministror, me vendim të Qeverisë, të punësuarit në administratën shtetërore dhe publike në territorin e qytetit të Shkupit dje kanë punuar deri në ora 12:00, ndërsa sot është ditë jopune si për administratës shtetërore dhepublike, edhe për shkollat ​​fillore dhe të mesme në zonën e qytetit kryesor. Një pjesë e rrugëve nëpër qytet, nëpër të cilat do të kalojnë delegacionet e huaja edhe sot do të mbyllen për qarkullim.

Related posts

Aleksandër Vuçiq, po shqetësohet se po humb BDI-ja e Ali Ahmeti

Xh M

Bytyqi: Pagat në sektorin publik janë rritur me 70 për qind në mesatare që nga viti 2016

Xh M

7 vendet e Bashkimit Evropian me letër Brukselit: Përshpejtoni integrimin e Ballkanit

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy