Agjencia Zhurnal.mk.

Takime me FMN-në: Banka Popullore jep përgjigje përkatëse për sfidat ekonomike

Shkup, 22 prill – Banka Popullore përmes politikave të saj jep përgjigje përkatëse për sfidat ekonomike aktuale, të shkaktuara nga zgjatja e pandemisë dhe konflikti ushtarak në Ukrainë. Si pasojë e këtyre ngjarjeve vihet re edhe rritja e zgjatur dhe mprehtë e çmimeve globale të energjisë dhe ushqimit, e cila ndikon në në çmimet vendore dhe pritjet inflacioniste. Prandaj, banka Popullore në mënyrë përkatëse reagon me rritje të matur të normës së interesit, me qëllim të stabilizimit të pritjeve inflacioniste në ekonominë vendore. Për të gjithë periudhën është ruajtur stabiliteti i kursit të valutës vendore, që me dekada është spirancë e stabilitetit të ekonomisë vendore. Në këtë mënyrë, banka qendrore kontribuon për ruajtjen e stabilitetit makroekonomik, në kushte të goditjeve të jashtme të njëpasnjëshme.

Këto pika u theksuan në takimet të cilat gjatë ditës së djeshme delegacioni i udhëhequr nga guvernatorja e Bankës Popullore Anita Angellovska-Bezhoska dhe ministri i Financave Fatmir Besimi i patën me përfaqësues të lartë të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN).  Ato po zhvillohen në kuadër të Takimeve pranverore të FMN-së dhe Bankës Botërore, të cilat mbahen në Uashington. Delegacioni realizoi takime të ndara me drejtorin e FMN-së për Evropë, Alfred Kamer, drejtorin ekzekutiv të FMN-së, Poll Hilbers dhe drejtorin ekzekutiv alternativ, Luk Drese, si dhe me shefen e misionit të FMN-së Berlot Barkbu.

Konfirmim për politikat e mira ekonomike, mbërriti edhe përmes rekomandimit të FMN-së që vendi ynë të marrë qasje në mjetet financiare në kuadër të Linjës kreditore për likuiditet dhe kujdes maturi   (Precautionary and Liquidity Line – PLL)./Zhurnal.mk

Related posts

Ulpiana ‘godet’ me transfer nga jashtë

Redaksia

Albi Mall Superliga e Kosovës vazhdon me xhiron e 18-të, orari dhe gjyqtarët

Redaksia

Në Klinikën e Pulmologjisë do të hapet qendër kompjuterike

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More