Agjencia Zhurnal.mk.

Takim Xhaferi – Fornave: Mbështetje e fuqishme e Suedisë për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE

Shkup, 21 tetor – Në suaza të Konferencës evropiane të kryetarëve të parlamenteve të vendeve anëtare të Këshillit të Evropës, e cila po mbahet në Athinë, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, u takua me nënkryetaren e Riksdagut suedez, Lota Xhonson Fornave.

 

“Duke i vlerësuar raportet mes dy shteteve si veçanërisht të mira dhe miqësore, kryetari Xhaferi shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Suedisë për zhvillimin demokratik dhe ekonomik të shtetit tonë nëpërmjet projekteve të shumta zhvillimore, si edhe për përpjekjet e fuqishme për vazhdimin e politikës së zgjerimit të BE-së. Ai e përshëndeti nismën e Riskdagut për të filluar bashkëpunim për zhvillim demokratik të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe në këtë kontekst, drejtoi falënderim të veçantë ndaj nënkryetares Xhonson Fornave si kryesuese e Grupit Drejtues nga pala suedeze, për angazhimin e saj si një nga nismëtaret e këtij bashkëpunimi”, informuan nga Kabineti i kryetarit të Kuvendit.

Nga atje theksojnë se Xhaferi e ka njoftuar Fornaven edhe për ngjarjet aktuale në vend, për rrjedhën e zgjedhjeve lokale, dhe për rezultatet e rrethit të parë, a foli edhe për procesin eurointegrues, me ç’rast shprehu shpresë se së shpejti do të gjetet zgjidhje për kontestin me Bullgarinë dhe deri në fund të vitit, vendi do të fillojë negociatat për anëtarësim në Union.

“Nënkryetarja e Parlamentit të Mbretërisë së Suedisë, Lota Xhonson Fornave e vlerësoi si jashtëzakonisht të frytshëm bashkëpunimin e vendosur ndërmjet Grupeve Drejtuese të Kuvendit dhe Riksdagut, në të cilat janë përfaqësuar deputetë të gjitha grupeve politike në të dy dhomat ligjvënëse dhe informoi se pas mbajtjes së tre takimeve në distancë, përshtypjet në të dyja anët janë tejet pozitive dhe shprehu bindjen se që dy shtetet do të kenë dobi nga aktivitetet e përbashkëta dhe nga këmbimi i përvojave. E paralajmëroi edhe vizitën e parë në Suedi të deputetëve nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut, të caktuar për në fillim të dhjetorit”, kumtojnë nga kabineti i Xhaferit.

Fornave e ceki mbështetjen e fuqishme të Suedisë për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe shprehu bindje se problemet mund të zgjidhen me vullnet nga të dyja palët. 

Related posts

Mjeku Petliçkovski: Nuk i kuptoj qytetarët pse nuk e duan vaksinën !?

Z H

KSHZ: Votuan 10.563 persona, procesi pa probleme

Redaksia

Mot kryesisht me vranësira dhe më freskët, me shi të rrëmbyeshmë lokal dhe bubullima

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More