Agjencia Zhurnal.mk.

Takim shumë zyrtar i Ramës me Kurtin, kryeministri shqiptar tregohet më i afërt me Abazoviqin

Shumica e liderëve që do të marrin pjesë në samitin e Procesit të Berlinit, tashmë kanë arritur në Tiranë.

Rreth orës 11:00 ka nisur edhe pritja e tyre para kryeministrisë nga ana e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Tashmë në ndërtesën e kryeministrisë ka arritur edhe kryeministri Albin Kurti.

Rama dhe Kurti i shtrënguan vetëm dorën njëri tjetrit, ndërkaq një afirmimet më të ngrohtë Rama tregoi me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq, me të cilin s’pati vetëm një shtrëngim duarsh e një foto zyrtare, por një përqafim.

Kujtojmë se Rama dhe Kurti janë komentuar shpesh herë për raportet e tyre të ftohta. Së fundmi një gjë e tillë u pa edhe në ndeshjen mes Shqipërisë dhe Çekisë, ku të dy kryeministrat u panë larg njëri-tjetrit.

Rama i dha një pritje më të afërt kryeministrit në detyrë të Malit të Zi

Fillojnë punimet e Samitit të 10-të të Berlinit, këtu në Tiranë.

Posted by Albin Kurti on Monday, October 16, 2023

Related posts

Familja Ademaj kërkon zhvarrosjen e Liridonës, duan ta varrosin në fshatin e tyre

Xh M

‘Më pagoi Naimi…”/ Ekzekutimi i Liridona Murselit, autori i krimit e bashkëshorti i saj u takuan para krimit: Policia hap kamerat

Xh M

Pacolli: Kushdo qoftë mbrapa këtij akti të tmerrshëm duhet ta marrë denimin maksimal

Xh M