Agjencia Zhurnal.mk.

Takim Osman – Vahll: Mbështetje për kryesimin e Maqedonisë së Veriut me OSBE-në

Shkup, 21 nëntor – Kryesimi i ardhshëm i Maqedonisë së Veriut me Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) gjatë vitit 2023 ishte në fokus të takimit të sotëm të ministrit të Punëve të Jashtme Bujar Osmani me shefin e sapoemëruar të Misionit të OSBE-së në Shkup, ambasadori Kilian Vahll.

 

Siç kumtoi MPJ, Osmani është shprehur i kënaqur me emërimin e ambasadorit Vahl në krye të misionit të OSBE-së, si ekspert me përvojë praktike në çështjet e Evropës Juglindore dhe Ballkanit Perëndimor.

Shefi i diplomacisë theksoi gjithashtu se vlerëson faktin që Vahl vjen nga Gjermania, një vend që është mbështetës i vazhdueshëm i Maqedonisë së Veriut dhe një aktor i shquar gjeopolitik dhe një anëtar i rëndësishëm i OSBE-së.

“Bashkëbiseduesit iu referuan kryesimit të ardhshëm të Maqedonisë së Veriut në OSBE-2023, me ç’rast Vahl ofroi mbështetje të hapur gjatë kryesimit, veçanërisht duke theksuar se kryesimi me OSBE-në në vitin 2023 do të jetë detyrë e vështirë dhe sfiduese, para së gjithash për shkak të agresionit të hapur të një vendi pjesëmarrës dhe ngjarjeve të tjera aktuale në rajonin e OSBE-së”; theksohet në kumtesën e MPJ-së.

Gjithashtu, Osmani theksoi se qëllimi ynë është rritja e lidhjes dhe ndërveprimit me misionet në terren të OSBE-së, me qëllim të krijimit të sinergjisë ndërmjet prioriteteve të Presidencës dhe atyre të misioneve në terren.

Related posts

Delegacion nga Ministria e Mbrojtjes për vizitë në SHBA

Redaksia

Iniciativë për bashkëpunim ndërmjet gazetarëve të Maqedonisë së Veriut dhe të Kosovës

Xh M

Maqedonia e Veriut, jo me çdo çmim në BE

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More