Agjencia Zhurnal.mk.

Takim ministror në Shkup: Rajoni duhet të mbetet i qetë, stabil dhe i sigurt, vendet të zhvillojnë marrëdhënie të mira fqinje

Shkup, 4 nëntor – Rajoni bashkohet në përgjigjen e përbashkët ndaj katastrofave natyrore dhe sfidat e tjera të reja, është mesazhi i vendeve të Evropës Juglindore në takimin ministror që u mbajt sot në Shkup.

 

Në deklaratën e përbashkët që u nënshkrua në fund të takimit ministror thuhet se rajoni duhet të ngelet i qetë, stabil dhe i sigurt, vendet duhet të zhvillojnë marrëdhënie të mira fqinje ndërsa bashkëpunimi ushtarako – politik duhet të vazhdojë të zhvillohet.

“Ne jemi të vendosur për ta ruajtur paqen rajonale, sigurinë dhe stabilitetin dhe duhet të vazhdojmë në rrugën drejt bashkëpunimit më të afërt rajonal”, thuhet në deklaratën e përbashkët.

Rëndësi e veçantë gjatë takimit i është dhënë menaxhmentit të krizave dhe nevojës për mbështetje të ndërsjellë në kohë krizash dhe katastrofash natyrore të shkaktuara nga ndryshimet klimatike të dukshme.

“Nevojitet një përgjigje ndaj efekteve të pandemisë e cila zgjat për  20 muaj, e cila ka krijuar një situatë të paprecedentë globale që ka ndikuar negativisht në jetën e njerëzve, ekonomive dhe qeverive dhe ka krijuar një krizë të paprecedentë”, thuhet në deklaratë, duke shprehur mirënjohje për ushtritë e shteteve anëtare për mbështetjen e tyre në përballjen me pandeminë. “Ushtritë tona kanë demonstruar aftësinë dhe kapacitetin për të ndihmuar popullatën dhe autoritetet shtetërore në këtë krizë”, thuhet në deklaratë.

Pjesëmarrësit në takimin ministror u përqendruan edhe në krizën e emigrantëve me ç’rast e theksuan nevojën e vendosjes së paqes dhe sigurisë, si edhe stabilitetin politik dhe zhvillimin ekonomik në vendet prej ku vijnë emigrantët.

Ministrat e Mbrojtjes dhe shefat e tjerë të delegacioneve riafirmuan politikën e dyerve të hapura për çdo vend që dëshiron të anëtarësohet në SEDM dhe dhanë mbështetjen e tyre të plotë për projektet në kuadër të kësaj nisme.

Related posts

Ministria e Jashtme Turke shpreh ngushëllime për zjarrin në Tetovë

N E

Departamenti i Shtetit: Qeveria vazhdon me masat për përmirësimin e klimës së investimeve në vend

R Zh

Besimi: Denari është stabil, në vitin 2022 nuk janë planifikuar mjete për K-15

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More