Agjencia Zhurnal.mk.

Takim lamtumirës i Xhaferit me ambasadorin Sera

Shkup, 20 shtator – Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi sot pati takim të lamtumirës me ambasadorin e Mbretërisë së Spanjës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Emilio Lorenco Sera.

Në fjalën e tij hyrëse, siç theksohet në kumtesë, Xhaferi shprehu mirënjohje për angazhimin e deritanishëm të ambasadorit të nderuar, duke i uruar njëherazi sukses në planin personal dhe profesional në detyrat e tij institucionale të radhës. Ai i përshëndeti marrëdhëniet dhe bashkëpunimin bilateral të vazhdueshëm dhe miqësor ndërmjet dy vendeve, të cilat për fat të keq, për shkak të pandemisë me virusin Kovid-19 nuk e ruajtën dinamikën e paraparë.

“Xhaferi theksoi se në të ardhme, në aspekt të marrëdhënieve parlamentare, pret një bashkëpunim më të ngushtë me parlamentin spanjoll, a kuptohet edhe bashkëpunim në të gjitha fushat tjera me interes të ndërsjellë për të dyja vendet”, thuhet në kumtesë.

Ambasadori Sera po ashtu pohoi se pandemia kishte ndikim mbi intensitetin e komunikimit të ndërsjellë bilateral.

“Në vazhdim, ai shprehu mirënjohje për mbështetjen që Republika e Maqedonisë së Veriut ia jep Qeverisë së Mbretërisë së Spanjës në kontekst të ruajtjes së integritetit të saj territorial dhe sovranitetit, përmes respektimit të Kushtetutës dhe ligjeve, si parime themelore të shtetit juridik. Ambasadori Sera e përshëndeti funksionalitetin e Kuvendit dhe përfaqësimin e partive të ndryshme politike të cilat edhe pse kanë qëndrime të ndryshme për çështje të caktuara, megjithatë janë konstruktive në veprimin e vet. Ai e përsëriti mbështetjen e Mbretërisë së Spanjës për procesin e integrimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian”, thuhet në kumtesën e Pres shërbimit të Kuvendit.

Related posts

IBU lançoi zyrtarisht Qendrën e Hulumtimeve Ballkanike

Redaksia

“Jo Kina, jo Korea” – Ali Ahmeti: Nuk ka alternativë tjetër përveç anëtarësimit në BE

Xh M

Arrijnë në portin e Selanikut 76 automjete ushtarake, donacion i Norvegjisë për Maqedoninë e Veriut

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy